Jepni vlerësimin tuaj

ITK Blog

15 Hapa për mësim të vazhdueshëm

30 Qershor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(7 vota)
Life Long Learning

Life long learning

Udhëtimet e vërteta konsistojnë jo në zbulimin e tokave të reja por në të shikuarin me sy të rinj.

- Marcel Proust

Asnjëherë nuk e kam lënë shkollimin të më ndërhyje tek edukimi im.

– Mark Twain

Duke supozuar që sistemi publik shkollor nuk ju ka ndrydhur shpirtin do të thoja që të mësuarit është një aktivitet madhështor. Ai e zgjeron kënd vështrimin tuaj. Ai të ofron dije të reja me të cilat ju përmirësoni jetën tuaj. Edhe në qoftë se parashtroni padrejtësitë dhe mungesën e meritokracisë përsëri të mësuarit është një kënaqësi e veçantë

Por në një botë kaq të zënë është vërtet e vështirë të mësosh çdo gjë nëse nuk është thelbsore. Të vetmet gjëra që mësohen janë vetëm ato që duhen ditur. Çdo gjë tjetër jashtë këtij konteksti duket e pa vlerë. Madje edhe ata që praktikojnë mësimin e vazhdueshëm (Life long learning) hasin shumë vështirësi në vazhdimin e këtij proçesi.

Ja disa mënyra që mund të praktikoni për mësimin e vazhdueshëm:

1. Mbaj gjithnjë një libër me vete.

Nuk ka fare rëndësi nëse do të duhet një javë ose një vit për të lexuar një libër. Përpiquni të mbani gjithmonë një libër me vete edhe nëse nuk e keni gjithmonë kohën për ta lexuar, edhe sikur të lexoni pak minuta në ditë. Mua më duhet rreth një javë për të lexuar një libër, 5-8 kur zbres me autobus për në punë, deri në 10 faqe kur pi kafen e mëngjesit dhe rreth 5 faqe kur jam në autobus për në shpi por në fund të vitit mund të kem lexuar 50 të tillë.

2. Mbani një listë “Për të mësuar”

Të gjithë mbajmë një listë të gjërave që duhet të bëjmë. Ku mbajmë shënim detyrat që duhet të përmbushim . Përpiquni gjithashtu të mbani një listë “për të mësuar”. Në të ju mund të shkruani ide për studime të reja. Ndoshta do të keni dëshirë të mësoni një gjuhë të huaj, mësoni një aftësi ose të lexoni koleksionin e Shakespeare. Çdo gjë që ju motivon, shkruajeni në këtë listë.

3. Njihuni me miq intelektual

Përpiquni të kaloni më shumë kohë me miq që mendojnë. Jo vetëm me ata që janë të zgjuar. Por njerëz të cilët shpenzojnë kohën më të madhe duke mësuar aftësi të reja. Zakoni i tyre do të ju përfshijë edhe ju. Dhe më e mirë është që ata do të ndajnë me ju edhe disa nga njohuritë e tyre

4. Të menduarit e orientuar

Albert Einstein ka thënë, “Çdo njeri që lexon shumë dhe e përdor trurin e tij pak ka shumë qasa të përfshihet në dembelizmin të menduarit.” Vetëm të studiosh mençurinë e të tjerëve nuk mjafton, duhet edhe të mendoni dhe krijoni idetë tuaja. Kaloni kohë duke lexuar gazetat, duke medituar ose duke analizuar idetë që keni mësuar.

5. Vendosni në praktikë

Edhe gjërat që mësoni janë të pa vlera nëse nuk i vini në praktikë. Të lexosh një libër për HTML nuk është njëlloj si të bësh një faqe interneti. Të studiosh pikturën nuk është njëlloj si të marrësh penelin në dorë. Nëse njohuritë e tua mund të vihen në jetë atëherë praktikoi ato.

6. Mëso të tjerët

Ti mëson atë që ju mëson të tjerëve. Nëse keni mundësi ti mësoni dhe ndani idetë tuaja me të tjerët atëherë këto ide do ti përforconi dhe shtjelloni më tej. Hapni një blog, këshilloni dikë ose të paktën diskutoni idetë me miqtë tuaj

7. Pastroni inputin tuaj

Disa forma të të mësuarit janë të lehta por ju mungon substanca. Unë vetë kam vendosur të organizoj herë pas here abonimet që kam bërë nëpër blog të ndryshëm. Në të vërtet disa blog-e kanë material shumë të mirë për ide të reja. Por një herë në disa muaj vë re se disa nga këto blog-e kanë shumë pak material me vlerë. Ndaj një herë në 2-3 muaj ri-organizoni inputin e materialeve që të fokusoheni aty ku ka vlera dhe ide të reja.

8. Mësoni në grup

Të mësuarit e vazhdueshëm (Life long learning) sdo të thotë të mbylleni i vetëm mbi një pirg me libra të pluhërosur. Merrni pjesë në studime në grup. Ëorkshop-et dhe trajnimet në grup e bëjnë proçesin e të mësuarit më argëtues dhe më social.

9. Harroni supozimet

Nuk mund të hedhësh ujë në një gotë plot. Përpiquni të mbani distancë nga çdo ide. Një numër i madh bindjesh mund të të çojnë në një pellg pa ide. Unë kërkoj sistematikisht për informacion që bie ndesh me pikpamjet e mia.

10. Gjeni një punë që e inkurajon të mësuarit

Zgjidhni një karrierë që e inkurajon të mësuarit e vazhdueshëm. Nëse jeni në një punë që nuk ka shumë liri në inteligjencë atëherë përpiquni të gjeni një që e lejon këtë liri. Mos kaloni deri në 40 orë në javë në punë sepse puna nuk po të sfidon.

11. Filloni një projekt

Vendosni të bëni diçka që nuk dini se si. Të mësuarit në këtë mënyrë do të bëhet i detyrueshëm dhe sfidues. Nëse nuk dini asgjë mbi faqet e internetit përpiquni të ndërtoni një. Nëse e konsideroni veten tuaj një artist të tmerrshëm përpiquni të pikturoni.

12. Ndiqni intuitën tuaj

Të mësuarit e vazhdueshëm është sikur të endesh në shkretëtirë. Ju smund të jeni të sigurt se çfarë ju pret dhe jo gjithmonë do të keni një qëllim final. Nëse e leni intuitën tuaj të ju drejtojë vetë-mësimi do të bëhet më interesant dhe i këndshëm. Kshu bëra edhe unë. Një i diplomuar në Manaxhim Agrobiznesi ska lidhje me ndërtimin e faqeve të internetit por kjo që po navigoni ju është ndërtuar nga unë.

13. Çerek orëshi i mëngjesit

Përdoreni çerek orëshin e parë të mëngjesit për të mësuar. Nëse ju duket vetja shumë përgjumësh mund ta shtyni edhe për pak kohë. Por mos e shtyni për më vonë kur aktiviteti i ngjeshur i ditës sdo të ju lejoj të merrni frymë.

14. Korrni shpërblimet

Mësoni infromacion që mund të ju duhet. Duke mësuar bazat e programimit, dizajnit unë jam në gjendje të ndërmarr një projekt të cilin shumë njerëzve do të ju duhej ndihmë nga jashtë. Ta ndeshni veten tuaj me situata ku mund të përdoren njohuritë tua duhet të ju bëj krenar.

15. Bëjeni prioritetin tuaj

Janë të pakta forcat që mund të ju shtyjnë të mësoni vazhdimisht. Dëshira duhet të vijë nga ju. Në momentin që ju vendosni ta bëni të mësuarit e vazhdueshëm një zakon atëherë mund të jetë çasti për ta bërë prioritet të jetës suaj.

Lexuar 852 here Modifikuar ne Shtune, 06 Korrik 2013 13:56

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Blogu 15 Hapa për mësim të vazhdueshëm