Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 48

9 Keshilla për të ju ndihmuar të përqëndroheni kur studioni

20 Maj 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(11 vota)
Keshilla per studim efektiv
1. Largohuni nga vendet qe ju terheqin vemendjen dhe hutojne

Ne pamje te pare duke e lehte? Por ne fakt, edhe nuk eshte. Ne shpesh mund te jemi hutuar, pa e kuptuar qe jemi. Ndodh qe njerezit per rreth, interneti apo televizori te na shqetesojne dhe humbasin vemendjen por ndodh edhe qe ata jane prezent dhe nga perqendrimi qe kemi gjate mesimit te mos na shqetesojne ose me sakte na duket neve qe nuk na shqetesojne por ne fakt ata here pas here na terheqin vemendjen dhe na shperqendrojne nga procesi i te mesuarit. Ne te tilla raste eshte mire te mesohet ne dhoma te vecanta ose ne bibloteke, kur behet fjale per dhome te vecante nuk duam te themi vetem sepse edhe kur studiojme pa pranine e askujt ka shume mundesi qe te kemi shperqendrim me te shpeshte. Ambjenti ku studiojme ka mjaft rendesi, ndaj duhet te mundohemi te gjejme nje ambjet ku ka edhe njerez te tjere por qe nuk bejne veprime te ndryshme shperqendruese.

Gjithashtu shpeshhere jane mendimet dhe shqetesimet e ndryshme qe ne na pengojne te perqendrohemi gjate procesit te studimit. Ne keto raste eshte mire te kemi nje konsulence profesionale, kjo gjithmone kur keto shqetesime jane te vazhdueshme.

2. Shmangni “procrastinating”

Procrastinating eshte nje proces qe ne psikologji i referohet aktit te zevendesimit te veprimeve me prioritet te larte me ato me prioritet te ulet. Shpesh here ne vendosim qe te ri-fillojme ose fillojme me studimin pas 5 minutash duke i gjetur justifikime te ndryshme vetes. Duke i thene vetes qe jemi te hutur e vazhdojme pas pak, kur ne shumicen e rasteve ku 5-minutesh zgjate me shume. Qe te kemi nje studim efektiv duhet te perdorim nje orar fiks studimi dhe nje vend te pershtatshem sic e permendem me siper dhe te shmangim cdo justifikim qe ne i shtrojme vetes sone per ta shtyre studimin per me vone.

3. Shperblejeni veten

Kjo medote eshte shume e vlefshme kur mendoni se ajo qe po beni nuk ju shperblen sa duhet. Menyra per te shberblyer veten jane te ndryshme: nje shebull i thjeshte do te ishte sikur te vendosim qe do te studiojme edhe 30 minuta me shume dhe me pas ti japim vetes sone leje te luaje 30 minuta me nje video game ose te argetohemi me dicka tjeter. Duke e aplikuar kete medote here pas here ju do te arrini te kuptoni qe ne te vertete sdo te keni nevoje per nje shpermblim por thjeshte do te studioni.

4. Gjej nje kohe e mire per te studiuar

Eshte shume e rendesishme kohe kur studiohet. Jo me kot zhvillimi i mesimit eshte vendosur te behet ne oret e deri paradrekes. Orari me i mire i studimit eshte mengjesi sepse edhe njeriu eshte me i shplodhur fizikish dhe menderisht. Ndersa te studiosh ne orare me te vonshme do te filloje te bjere produktiviteti per arsye te ndryshme qe jane: lodhja, merzitja, shperqendrimi nga ndodhi te ndryshme qe mund te kene ndodhur gjate dites, angazhime te tjera qe mund te shfaqen ne oraret e pas mengjesi qe mund te jene angazhime familjare ose shoqerore. Ndaj qe te keni nje studim me efektiv duhet te mundoheni te ta zhvilloni kete proces sa me heret ne mengjes.

5. Gjetja e nje vend i mire per te studiuar

Une uroj qe ne te gjithe te kishim nje vend te perkryer per te studiuar qe eshte projektuar per nje studim optimal, por zakonisht pothuajse te gjitha vendet kane probleme. Per shembull, edhe biblioteka mund te jete e papershtatshem kur ne duhet te shikojme apo te presim per tu liruar nje vend. Megjithate, nese ju jeni ne gjendje per te dekoruar nje dhome dhe ti jepni asaj ngjyra te celura dhe vendosni sa me shume orendi zbukuruese qe do te ju bejne te ndiheni ne pranine e dikujt atehere ju do ta gjeni veten te motivuar per te studiuar ne dhome.

6. Vendos nje limit kohe

Ne pergjithesi ne e vleresojme nje pune sikur mund ta bejme per nje kohe shume te shkurter nda duhet te percaktojme me kujdes nje limit e kohes qe do te na duhet per te studiuar. Ne rast se nuk e bejme sic duhet do te kalojme ne “procrastinating”. Ndaj mundohuni te vendosni nje deadline “limit kohor” per permbushjen e nje objektivi mbi studimin.

7. Ndajini detyrat e voluminoze ne disa nen kategori me volum me te vogel.

Ndonjehere kemi aq shume detyre dhe studime per te bere sa na tmerrojme dhe vendosim ti lejme per me vone. Kur ne fakt ne mund ta zgjidhim kete problem duke permbushur ato detyra qe e kemi me te thjeshte ti kryejme ne fillim dhe keshtu i hapim rruge vetes per te tjerat. Per me teper kjo menyre na ndihmon edhe ne rastet kur kemi nevoje per ndihme dhe qe mos te ngecim ne nje vend deri sa te marrim nje ndihme nga dikush mund te zgjidhim ato ceshtje qe i kemi me te lehta.

8. Rrjethshmeria

Nganjehere te gjithve na ndodh qe te na kapi rrjedha e te studiuarit dhe lexuarit. Rrjethshmeria eshte ai moment kur ne studiojme pa shkeputje dhe asgje per rreth nuk ka terheq vemendjen per nje kohe te gjate. Ne raste te tilla ne momentin qe ne kuptojme qe na ka kapur kjo gjendje duhet ta fiksojme dhe sa here do te studiojme te bejme te njejtat veprime qe kemi bere ne raste te tjera qe jemi rrembyer nga rrjedhshmeria e perqendrimit ne studim.

9. Degjoni muzike ose beni dicka tjeter qe ju ndihmon te FOKUSOHENI

Disa njerez e gjejne me te lehte per tu perqendruar kur ata degjojne muzike. Gjeni muzike qe ju ndihmon te ngrini humorin dhe ju ndihmon gjithashtu te perqendroheni. Pasi ta keni fituar fokusin/perqendrimin fikeni muzike sepse ajo do te filloje te shenderrohet ne nje rrethane shperqendruese. Gjithashtu perpiquni te kuptoni se cfare eshte ai veprim, aktivitet ose rrethane qe ju ndihmon te perqendroheni. Pershembull, marrim nje sy gjume per te shlodhur mendjen dhe fizikun ose dalim nje shetitje ne ajer te paster per kthjelluar mendimet…

SUKSESE DHE STUDIM TE MBARE TE GJITHVE

P.S Mos harroni qe gjate periudhave qe ju duhet te beni studim sistematik dhe intensiv te hani sa me shume cokollata…

Lexuar 5914 here Modifikuar ne Shtune, 06 Korrik 2013 09:59

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu 9 Keshilla për të ju ndihmuar të përqëndroheni kur studioni