Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

1 Vjetori i Institutit të Trajnimeve dhe Karrierës

10 Qershor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(4 vota)
1 Vjetori i Institutit të Trajnimeve dhe Karrierës

Të dashur miq,

Po shkruaj për herë të parë në blogun e ITK dhe kjo vjen në një ditë të vecantë jo vetëm për mua por edhe për ata qe janë vlera më e madhe e ITK, stafi më I mirë qe mund ti duhet cdo kompanie për të qenë e suksesshme. Ky është një përvjetor veçanërisht i rëndësishëm dhe një privilegj që unë dua ta ndaj atë me të gjithë ju.

Si sot një vit më parë mora guximin për të menaxhuar dhe ndërtuar nga e para kompaninë që të gjithë e njihni tashmë, Institutin e Trajnimeve dhe Karrierës. Pasioni im për të kontribuar në edukimin e brezave të rinj, u shndërrua në dashuri dhe përkushtim në momentin kur ITK-së ju bashkuan shumë kolegë me të njëjtën vizion dhe përkushtim. Gjatë këtij viti, kemi punuar shumë, kemi kaluar shumë momente dhe sfida te vështira, por asnjëhërë nuk kemi reshtur së argëtuari së bashku.

Së bashku ndërtuam imazhin e ri të ITK, u certifikuam me standarted më të larta të menaxhimit ISO 9001:2008, u bëm partnerë me IELTS, OSD, Certiport & Microsoft Corporation, fituam besimin e mijra studentëve, ndihmuam mbi 60 fëmijë jetim, ndihmuam shumë student nëpërmjet programeve falas, punësim, internshipe, donacione dhe programe sociale.

Jam shumë i sigurt që viti që vjen do të jetë plot sfida dhe suksese për të gjithë ne, vecanërisht në aspektin financiar. :)

Urime në këtë ditë të veçantë. Jam shumë i lumtur që ju jeni pjesë e ekipit, mirënjohje për të gjithë ju, për gjithcka ju keni bërë!

Urimet më të mira për përvjetorin tuaj!

Lexuar 2442 here Modifikuar ne Shtune, 06 Korrik 2013 09:57

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu 1 Vjetori i Institutit të Trajnimeve dhe Karrierës