Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Benefitet e të mësuarit Anglisht online (së shpejti pjesë e programit të ITK-së)

10 Qershor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(6 vota)

Benefitet e të mësuarit Anglisht online (së shpejti pjesë e programit të ITK-së)

1- Më shumë lirshmëri për të parë çfarë do!

Mendo sikur mos të duhet më të mendosh se çfarë do veshësh për në klasë, cilën karrige do gjesh të lirë, a është e rehatshme apo jo, dhe mendo që në një hapësirë virtuale siç është MËSIMI ONLINE do gjesh rehatin e shtëpisë tënde dhe lirinë për të parë dhe praktikuar Anglishten kur të duash. Edhe në një mësim privat që bëhet në shtëpi, asnjëherë nuk mund të ndihesh aq i lirë sa në një hapësirë virtuale. Për të marrë maksimumin e benefiteve dhe për të qënë pjesë e komunitetit online të Anglishtes do të duhet të ndjekësh disa këshilla dhe disa rregulla.

2– Shtohen mundësitë për të komunikuar me më shumë studentë të interesuar dhe të niveleve të ndryshme, si dhe folës të lindur të Anglishtes apo të gjesh dhe mësues në grupin tënd.

Në klasat online shtohet mundësia e të takuarit të shumë njerëzve të ndryshëm me të cilët mund të komunikosh në Shqip ose në Anglisht për të përmisuar veten. Mund të ndani ide për mënyra më produktive dhe efektive të mësuarit, të ndani fjalë të reja mbi tema të shumëllojshme si muzika, natyra, politika, familja, etj. Shumë studentë përmisohen duke parë dikë tjetër që ka kontroll më të mirë të gjuhës. Dhe mendoni: në hapësirën e një klase në shkollën tuaj ju s’do e kishit këtë mundësi!

3– Konsidero një hapësirë multimediale ku mund të shprehesh lirshëm.

Në grupet online siç janë te ITK, mësohet Anglisht jo vetëm ndërmjet të shkruajturit, por edhe ndërmjet videove dhe figurave të detajuara. Në mësimet online fjalët janë të klikueshme dhe mund të dëgjohet

se si ato shqiptohen me diksion të saktë. Ofrohen chat rooms për të praktikuar të shkruajturit me kujdestarë ekspertë. Në këtë mënyrë MËSIMI ONLINE përmbush të gjitha benefitet.

4– Harroje stresin se s’ke bërë detyrat! Koha është e jotja për të bërë çfarë do.

Ti vetë vendos të fillosh të mësosh ONLINE dhe vendos vetë se kur do mësosh. Kjo ul nivelin e stresit për të arritur mësimin në orar dhe e bën të mësuarit një eveniment të këndshëm. Detyrat janë opsionale për secilin sepse i lihet lirshmëria vetë studentit të ketë kontroll mbi gjithçka. Kuicet dhe provimet janë të aksesueshme gjatë gjithë kohës dhe me feedback – përgjigje e detajuar për të mirën e studentit. Në këtë mënyrë jeni më të qetë dhe më të gatshëm të mësoni Anglisht, pa strese dhe mospërputhje kohe.

5– Nëse je nga ata që mësojnë më mirë në darkë, atëherë do e vlerësosh më shumë MËSIMIN ONLINE.

Disa njerëz si puna ime u pëlqen që të studjojnë ose të bëjnë detyrat e ditës gjatë mbrëmjes ose natën vonë. Është vërtetuar nga shumë studime të bëra kohët e fundit që shumica e njerëzve kanë aftësi përqendrimi më të larta gjatë mbrëmjes. Edhe pse ne mund të mësojmë me anë të librave në çdo moment, mësimet interaktive që përfishjnë video, zë, fjalor që është gati brenda pak sekondave, dhe për më tepër të tjerë studentë që njësoj si ty janë duke mësuar natën vonë, janë benefite të pakrahasueshme që cilat mund të merren vetëm nga MËSIMI ONLINE.

Projekti i ITK-së për MËSIMIN ONLINE, i cili ka mbështetjen e një grupi studentësh të Universitetit të Tiranës kërkon të perfeksionojë benefitet e ofruara duke ju kërkuar që të kontriboni dhe ju duke ju përgjigjur vetëm 6 pyetjeve të Anketës për mësimin online të cilën ata kanë përgatitur. Kliko këtu: Anketë Vlerësimi.

Faleminderit për vëmëndjen dhe kohën tuaj!

Best of luck and have fun!

Lexuar 2522 here Modifikuar ne Shtune, 06 Korrik 2013 09:56

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Benefitet e të mësuarit Anglisht online (së shpejti pjesë e programit të ITK-së)