Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pse mësojmë Anglisht?

16 Qershor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(10 vota)

Pse mesojme Anglisht?

"Nuk është asnjëherë vonë të fillosh të mësosh diçka të re!" thotë Drita Kaleci, studente e anglishtes në ITK Albania. Drita filloi të mësojë anglisht në moshën 46 vjeçare dhe për pak muaj ka fituar aftësi komunikimi të cilat e ndihmojnë në fushën e saj të punës. Biznesi i bizhuterive te rruga Myslym Shyri është pronësi e Dritës. Ajo importon bizhutë nga Malajzia, ku udhëton shpesh për tu furnizuar, një vend që si shumica e botës sot komunikon anglisht me shumicën e të huajve.

"E kisha si plan dhe më ishte sugjeruar nga një shoqja ime e ngushtë që të shikoja për treg në Malajzi. Më pare kam punuar në prodhim bizhuterishë si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por me krizën ekonomike të viteve të fundit vendosa ti tregtoja direkt bizhutë te cilat ishin dhe më të lira në vendet aziatike. Problemi i parë ishte gjuha! Si do komunikoja?"

Dritës ju sugjerua të merrte disa nivele trajnimesh te ITK Albania dhe veçanërisht anglishtja për Biznes, e cila e trajnoi që të shkruante dhe komunikonte në kushte pune për të arritur atë që ajo donte.

Si Drita, ITK Albania ka takuar me dhjetëra njerëz të tjerë, të cilët ndoshta e shikojnë anglishten dhe gjuhët e huaja në përgjithësi si një pengesë të pakalueshme. Por, kur njihen me parimet pedagogjike të ITK-së, ne shohim se pikëpamja e tyre ndaj vështirësisë ndryshon. Për shembull, deri më sot, anglishtja si lëndë është ofruar pothuajse si një shkencë, këto janë rregullat që duhet të mësoni, këto janë foljet, emrat, mbiemrat, ndajfoljet, lidhëzat, etj (dhe jo pak – 10.000 fjalë), dhe filloni ti mësoni përmendësh!!!

Praktika e të mësuarit të një gjuhe të huaj është një akt social.

Mendoni dikë që ju njihni, apo ndoshta dhe veten, dhe rrethanat se si keni mësuar italisht apo greqisht. U ulët qoftë dhe një ditë me librin hapur duke memorizuar rregullat e kohëve, apo përdorimi i tyre erdhi natyrshëm? Bëtë provime çdo muaj të tregonit sa shumë po mësoni, apo vetë qetësia juaj se po komunikonit çfarë donit ishte mjaftueshëm?

Duke ndërtuar filozofinë tonë të mësimit të gjuhëve të huaja mbi baza të shëndosha të linguistikës sociale, ITK dhe Departamenti i Anglishtes i sugjeron studentëve të mësojnë anglisht për ato qëllime të cilat mund të vihen në punë, për komunikim të përgjithshëm apo specifik, për provime çertifikimi apo thjesht për hobi. Për këtë arsye ne nuk limitojmë mësimdhënien vetëm në një apo dy lloje librash si Headway apo InsideOut, por ndërtojmë për çdo qëllim një program të testuar dhe specifik. Siç thotë dhe Drita, ‘Një gjuhë është një jetë.’

Duam të dimë nëse nga vetë eksperienca juaj, juve e mendoni mësimin e anglishtes si një detyrim të përgjithshëm apo si një nevojë kushtëzuese për komunikimin në punë, në biznesin apo profesionin tuaj. Pse mësoni anglisht?

Lexuar 3586 here Modifikuar ne Shtune, 06 Korrik 2013 09:56

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Pse mësojmë Anglisht?