Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 31

Kush do fitojë?

16 Qershor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(10 vota)

Beteja e Marketingut - Kush do fitoje?

Ndoshta ju do të mendoni se çfarë lidhje ka ITK me këtë blog?! Gjithësesi përgjigjia është e fare e thjeshtë. Duke qenë se jam pjesë e stafit të marketingut në ITK do të mundohem të mbuloj këtë fushë edhe në blogun tonë dhe përveç kësaj ky shkrim do të jetë një material i dobishëm edhe për studentët që studiojnë dhe janë apasionuar pas fushës së marketingut.

Po kush do fitojë thoni ju… dhe çfarë do fitojë?

Ajo që ju duhet të dinë si fillim me patjetër është se kush po ndeshet dhe çfarë do fitohet. Të gjithë e mbajmë mend dhe e dimë që AMC (Albania Mobile Communication) është telefonia e parë celulare në Shqipëri ndaj dhe sot do të flasim për “luftën” midis kompanive celulare në Shqipëri.

Është më mirë të jesh i pari se sa më i miri

Një ndër ligjet e pakontestueshme në marketing është që kush hyn i pari në treg ngelet i pari gjithmonë siç ndodh me çdo fenomen tjetër por ka raste të veçanta që nuk ndodh kështu dhe kjo varet nga arsye të ndryshme.

Po kush është arsyeja në këtë rast që AMC e cila hyri e para në tregun Shqiptar si kompani e telefonisë celulare por nuk është sot e para. Në fakt ka disa arsye dytësore që kanë ndikuar në këtë çështje dhe kanë përforcuar arsyen kryesorë që është: Në momentin që telefonia celulare hyri në Shqipëri në maj të vitit 1996 me kompaninë AMC dhe deri në vitin 2001 ishte e vetmja kompani celulare në Shqipëri fatkeqësisht me çmime shumë të lart për fuqinë blerëse shqiptare në atë kohë dhe deri në vitin 2001 që në treg hyri Vodafone kjo e para mbajti çmime aq të larta se vetëm një pjesë shumë e vogël e Shqiptarëve kishin telefona celular duke qenë se në atë kohë të kishe një telefon celular të kushtonte gati 100 mije lek (1 milion lek). Ky është gabimi kryesor që bëri AMC dhe që i kushtoi jashtë mase. Marketingu nuk është një betejë produktesh, marketingu është një betejë perceptimesh ndaj dhe AMC në atë kohë u përceptua si një shërbim vetëm për të pasurit dhe me çmime jashtëzakonisht shumë të larta.

AMC deri në vitin 2001 do të kishte pasur mundësi të mbulonte të gjithë tregun shqiptarë po të ulte çmimet dhe do të përqafohej nga të gjithë por etja për fitime sa më të mëdha bëri që AMC të njihej shumë pak ose më saktë duke lënë këto çmime të papërballueshme nuk ja dha mundësinë blerësve shqiptar ta kuptonin rëndësinë e telefonisë celulare.

Me ardhjen e Vodafone në Shqipëri në vitin 2001 jo vetëm që telefonia celulare ishte zhvilluar më tej dhe këto zhvillime vodafone si një kompani e njohur në të gjithë botën i solli edhe në Shqipëri dhe shumë shpejt falë edhe reklamimit agresiv që bëri në treg e bëri atë të rënditej e para në tregun shqiptar. Sigurisht që ajo që ndikoi më së shumti në rënditjen e Vodafone ishte se me ardhjen e saj në treg uli ndjeshëm çmimet e telefonisë celulare me sa mbaj mend unë nga çmimet stratosferike që kishte AMC si për nurmin dhe kontratën dhe aparatin që shkonin deri në 100 mijë lek arritën një çmim diku tek 2 mijë lek për numër dhe aparatet shkonin deri tek 10 mijë lek. Përveç kësaj në kohën që AMC ishte e vetmja në treg shiteshin vetëm numra me kontratë me pagesë në fund të muajit dhe jo me karta rimbushëse (Pay as you go) të cilat hynë në treg në kohën kur erdhi vodafone. Kjo ishte dhe arsyeja pse vodafone u rëndit e para sepse me ardhjen e saj në Shqipëri u përhap tej mase telefonia celulare dhe pothuajse të gjithë arritën të kuptonin vlerën e saj falë dhe çmimeve shumë më të ulta.

Asnjëherë mos sulmo të parin!

Ky është edhe një ndër ligjet më të njohura në marketing, çdo kompani që ka qenë në vend të dytë në treg dhe ka tentuar të sulmojë vendin e parë gjithmonë është fundosur. Edhe pse për një kohë të gjatë AMC kishte numër më të lartë abonentësh vihej re që Vodafone po e zgjeronte dhe po i merrte gjithnjë e më shumë pjesë nga tregu i AMC. Kjo për shumë arsye; Vodafone e “çliroi” tregun tonë nga çmimet e larta edhe pse njerëzin gjithmonë janë ankuar që në periudhën që në Shqipëri ishte vetëm AMC dhe Vodafone për çmimet prap se prap Vodafone ishte ajo që e çliroi tregun nga çmimet e AMC dhe arsyeja pse njerëzit nuk janë ankuar për çmimet në kohën e AMC (kur ajo ishte e vetmja në treg) është sepse ishin aq pak ata që posedonin një telefon celular sa që nuk ndikonte ankesa e tyre në treg.

Deri në vitin 2006 – 2007 AMC dhe Vodafone u kapën kokë më kokë se kush del e para në treg por tashmë jo më me çmime por vetëm me promocion, oferta dhe kategori të ndryshme shërbimesh. Ajo që e ndihmoi Vodafone më së shumti ishte emri që ka në të gjithë botën dhe fuqia financiare. Mund të kesh ide por po nuk pate mundësi financiare të mjaftueshme ajo ide vdes. Ndërsa Vodafone e kishte mundësine financiare dhe e përdori më së mirë për ta tejkaluar AMC-në.

Në fakt në këto momente që po e mendoj kam përshtypjen se shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se ka qenë Vodafone kompania e parë celulare në vendin tonë dhe kjo siç e thash vetëm se AMC nuk diti ta shfrytëzonte momentin e parë.

Po tani çfarë po ndodh? Në vitin 2008 erdhi EAGLE kompania që të gjithë menduam se do të ishte shpëtimtari i blerësve Shqiptarë.

Nëse nuk je i pari për një Shërbim tento të jesh i pari në një kategori.

AMC nuk diti të ishte e para, në fakt mua më duket sikur e ka fshehur ekzistencën e saj në treg deri në vitin 2001.

Po çfarë bëri EAGLE? Sigurisht që skishte arsye të mendonte që të jetë e para në treg por gjeti një rrugë të mesme dhe e përdori mirë. Përveç “inatit” që kishin blerësit shqiptar për AMC dhe Vodafone të cilën e përdori EAGLE “shpëtimtari” ata ditën ndoshta edhe thjesht fati sepse nuk më duket se e kanë menduar këtë ishte se me prezantimet e para të tyre në treg dhe gjithashtu edhe me emrin që i vunë kompanisë arritën të kategorizohen si kompania e parë e telefonisë celulare me prejardhje shqiptare dhe ky perceptim ju ofrua tregu me emrin e kompanisë EAGLE dhe me reklamimin që ajo bëri me aktorin e famshëm James Belushi. Edhe pse në të vërtet kompania e parë Shqiptare në telefoninë celulare është PLUS (që spo ndihet) përfitimet për të zënë vendin e parë në këtë kategori i mori EAGLE.

Tashmë beteja është zhvendosur. AMC nuk ka më fuqi të konkurojë teknologjinë dhe perceptimin që njerëzit kanë tashmë për Vodafone dhe për këtë betaja është zhvendosur midis AMC dhe EAGLE. Por në këtë rast siç ju ka ndodhur edhe shumë kompanive të tjera të mëdha në botë vendi i dytë është pozicioni më i keq në treg sepse i pari gjithmonë vendos barriera që mos ti preket pjesa e tij dhe i treti gjithmonë e sulmon të dytin për të ja zënë vendin. AMC tashtmë ndodhet midis dy zjarreve.

Nuk dua të zgjatem më tej, do të them edhe dy fjalë mbyllëse fatkeqsisht AMC-në e ka lodhur aq shumë Vodafone dhe EAGLE e ka pothuajse gati për ta parakaluar. Kjo shihet qartë që nga “varfëria” që të ofrojnë dyqanet e AMC dhe nuk dua të lë pa përmenduar anti-marketingun më të madh që AMC i bëri vetes duke lëshuar një ndër dyqanet më të mëdha dhe të vizituara që ajo kishte në Rr. Myslym Shyri në Tiranë të cilën siç e dimë e mori Vodafone, gjithashtu edhe dyqanin që kishte tek Sky Tower në zonën e Bllokut.

EAGLE erdhi si e para kompani Shqiptare në tregun tonë, erdhi si e para që shpërndau numra falas për të gjithë, gjë me të cilën nuk ishin mësuar shqiptarët. Duke mos harruar që EAGLE është pjesë e Albetelcom mudësitë dhe avantazhet që ajo ka për të zënë vendin e dytë janë akoma më të mëdha.

Gjithësesi kjo beteje nuk ka përfunduar, tregun është i paparshikueshëm dhe në këto kushte një gabim sado i vogël kushton shumë (siç ishte ai që bëri Vodafone para pak muajsh me heqjen e ofertës mujore të cilën u detyrua ta rikthej nga reagimet që pati në treg.)

Jeni të lirë të shprehni mendimin tuaj duke komentuar më poshtë.

Lexuar 3111 here Modifikuar ne Shtune, 06 Korrik 2013 09:56

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Kush do fitojë?