Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 31

TAP dhe Rëndësia e profesioneve

29 Qershor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(9 vota)
TAP dhe Rendesia e profesioneve

Biznesi i Edukimit është ndër bizneset më të mëdha në botë me një vlerë prej 6.3 trilion $ deri në vitin 2017. Gjithashtu është edhe biznesi që po rritet më shumë për momentin. Edukimi ju ofron njerëzve mundësinë të navigojnë të ardhmen për përfitimet e tyre. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për edukimin si shkollë e mesme, universitet, trajnime e kurse por edhe per kurset ose shkollat profesionale të cilat në Shqipëri mungojnë dhe tregu ynë po e ndjen këtë mungesë të profesionalizmit në shumë profesione (zanate). Duke qenë se ITK është një qendër trajnimesh dhe kursesh na e jep mundësinë që herë pas herë të mbledhim informacion për sa i përket situatave të ndryshme në fushën e edukimit. Në fakt sot më së shumti do të flas për edukimin dhe trajnimet profesionale (më shqip për zanatet). Ky është një biznes shumë i vështirë duke qenë se tregu dhe zanatet e së ardhmes akoma nuk janë shpikur. Por gjithë se si le të ngelemi tek zanatet e sotme.

Kush nga ju ka parë një hidraulik apo saldator me shkollë? A keni parë ndonjë zanatçi (përveç atyre që e kanë fituar këtë zanat në vitet e komunismit) që të ketë një dokument ose çertifikatë ku i përcaktohet klasi dhe zotësia e punës së tyre? Besoj se s’keni patur mundësinë ti hasni! Fatkeqsisht të gjithë ata persona që sot zotërojnë një zanat dhe janë aktiv në treg nuk kanë bërë asnjë shkollë për zanatin që kanë, s’kanë bërë asnjë kurs, nuk janë të njohur me rregullat dhe kushtet e punës përveçse me ca tabela të shtrëmbura të vendosura nëpër pallate “Ruaj Shokun!” “Ruaj Veten!” etj.

Të gjithëve na ka rastisur të marrim në shpi një “usta” hidraulik, elektriçist, bojaxhi etj për të na riparuar një defekt i cili do të ndodh përsëri mbas 1 muaji. Gjithashtu kemi parë pallate të sapo ndërtuara që pikojnë, kanë probleme me instalimet elektrike e shumë e shumë probleme të tjera që vinë vetëm nga mungesa e profesionalizmit në zanatet më të kërkuara.

Po mundohem të bëj këtë apel jo sepse ITK apo unë personalisht jemi dëmtuar nga kjo mungesë e profesionalizmit në këto zanate por sepse një projekt shumë i madh dhe me shumë vlerë për Shqipërinë është miratuar këto ditë, Trans Adriatic Pipeline.

Gazsjellësi TAP është një projekt me shumë vlerë për Shqipërinë i cili pritet të punësojë rreth 2 mijë shqiptarë. Ky shkrim dhe kjo “ankesë” le të themi nuk është as për qeverinë, as për shqiptarët madje nuk është ankesë fare por një lajmërim për të gjithë ata persona të cilët nuk janë diplomuar as si Jurist, as si Ekonimist por janë të pa punë. Ajo çka do ti duhet këtyre personave në vitet në vazhdim dhe gjithashtu edhe qeverisë është të marrin masa për të rritur standartin e profesionalizmit për disa nga zanatet më të kërkuara dhe më të pa profesionalizuara siç janë: hidraulik, saldator, elektriçist, mekanik etj zanate këto që do të jenë mjaft të kërkuara në vendin tonë sapo projekti i gazsjellsit TAP të fillojë punimet. Por të jeni të sigurt që këto zanate nuk do ju hynë në pune vetëm për këtë projekt por edhe për të rritur cilësinë dhe konkurencën e tregut shqiptar në biznesin e punëve profesionale i cili të le shumë për të dëshiruar.

Lexuar 3026 here Modifikuar ne Shtune, 06 Korrik 2013 13:53

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu TAP dhe Rëndësia e profesioneve