Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ku do Udhëtoni Këtë Verë pa Anglishten?!

18 Korrik 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(6 vota)
Ku do te udhetoni kete vere

Problemet që hasen më shpesh!

A keni qenë ndonjëherë në një vend të huaj dhe jeni lodhur për të deshifruar një menu për shkak të mungesës së aftësive gjuhësore? Ky është një problem që shumë njerëz e hasin dhe shpesh mundohen duke treguar dhe duke u përpjekur me pantomimë e cila thjesht i bën të duken qesharak. Besoj se e keni vënë re se Anglishtja është një nga gjuhët më të dobishme globalisht për turistët dhe madje edhe vetëm të mësuarit e bazave mund t’ju ndihmojë t’ja dilni mbanë si në vendet anglisht folëse dhe në ato jo-anglisht folëse.

Ju mund të jeni me fat dhe të takoni ndonjë folës të shqipes kur jeni duke udhëtuar, por shanset janë se në qoftë se do donit të komunikonit me vendasit, ju do keni nevojë për aftësitë e përdorimit të anglishtes. Pjesa e bukur e të udhëtuarit është që ju jo vetëm do jeni duke eksploruar bukuritë natyrore të destinacionit tuaj dhe monumentet historike, por do përjetoni kulturën, traditat dhe trashëgiminë e vendit. Por e gjithë kjo papritmas bëhet shumë më e arritshme në qoftë se ju keni mundësinë të komunikoni në një gjuhë të përbashkët.

Pse udhëtojnë njerëzit?

Një nga arsyet më të zakonshme është me siguri për të takuar njerëz të të njëjtave mendime në vende ekzotike, ku mund të shkëmbehen përvoja të përbashkëta me këta miq të rinj. Megjithatë, si mund të bësh miq të rinj, tu flasësh të huajve dhe të shprehin mendime pa patur një gjuhë të përbashkët? Aftësitë e gjuhës angleze hapin dyer kur udhëton, kudo në botë që ju mund të jeni, thjesht pyesni dikë që ka gjetur një mik për jetë në një hotel Vienez ose gjëra të përbashkëta nga një bisedë e mirë në një bar në Santorini. Aftësia për të krijuar këto lidhje rrit përvojën tuaj kur udhëton dhe ju jep momente të paharrueshme, kujtesë të kohës tuaj në një vend të veçantë.

Si vendosni se ku do të udhëtoni, si shqyrtoni destinacionin apo kthimin tuaj? Ka me qindra blogje për ide udhëtimi të cilat e lejojnë lexuesin të ndaj eksperiencat e shkrimtarit, por shumica e tyre janë të shkruara në ... e gjetët ... anglisht! Shumë blogje udhëtimi të tilla si tripandtravelblog.com frymëzojnë turistë të rinj për të udhëtuar duke ofruar këshilla praktike mbi destinacionet, të gjitha të bëra të mundura nëpërmjet gjuhës angleze!

Lexuar 1515 here Modifikuar ne Premte, 09 Gusht 2013 00:25

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Ku do Udhëtoni Këtë Verë pa Anglishten?!