Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të Flasësh Dy Gjuhë Përforcon Aftësitë Mendore

14 Shtator 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(9 vota)

Njerëzit me aftësi për të komunikuar në dy gjuhë dhe mundësisht rrjedhshëm, tregojnë një tipar që ka gjasa që zhvillon një nivel më të lartë të fleksibilitetit mendor, thonë hulumtuesit.

"Në të kaluarën, individëd të aftë në dy gjuhë, shiheshin me përçmim, " thotë Judith F. Kroll, profesoreshë e shquar e psikologjisë, gjuhësisë dhe studimeve mbi gratë në Pennsilvania State University.

Pse të flasësh dy gjuhë

"Jo vetëm që të flasësh dy gjuhë nuk është e keqe, por ky fenomen mund të jetë me të vërtetë pozitiv. Kur jeni duke kaluar nga një gjuhë në tjetrën gjatë gjithë kohës, ky ushtrim forcon muskujt mendor dhe funksioni vendim-marrës bëhet më i shpejtë."

Personat me aftësi të rrjedhshme në të folurën e dy gjuhëve duket se i kanë këto dy gjuhë gjithmonë aktive, pa qenë i rëndësishëm fakti që përdorimi i selicës gjuhë është duke u përdorur me vetëdije apo jo, dhe të dyja gjuhët qëndrojnë aktive paçka se njëra prej tyre mund të jetë përdorur vetëm disa sekonda ose disa ditë më parë.

Personat me aftësi dygjuhësore rrallë herë thonë një fjalë në gjuhën e paqëllimtë, fakt që sugjeron se ata kanë aftësinë për të kontrolluar aktivitetin paralel të të dy gjuhëve dhe në fund të zgjedhin gjuhën e duhur, pa e patur të nevojshme që të mendojnë me vetëdije mbi zgjedhjen e bërë.

Për një studim të botuar në revistën Frontiers in Psychology (Kufij në Psikologji), kërkues shkencor kryen dy eksperimente të veçanta, por të lidhura në qëllim. Në të parin, 27 persona me aftësi dygjuhësore, Spanjisht – Anglisht, lexuan 512 fjali, të shkruara në gjuhën spanjolle ose angleze – duke ndërruar gjuhë pas çdo dy fjalive.

Pjesëmarrësit lexonin fjalitë në heshtje deri sa përpara u dilte një fjalë e shkruar në ngjyrë të kuqe, në të cilën pikë ata ishin të udhëzuar të lexonin fjalën e kuqe me zë të lartë, sa më shpejt dhe më saktë që të mundeshin. Pothuajse gjysma e fjalëve të kuqe ishin ‘të përafërta ose konjative’ – fjalë që duken dhe tingëllojnë të ngjashme dhe kanë të njëjtin kuptim në të dyja gjuhët.

"Fjalët e përafërta përpunoheshin më shpejt se fjalët e kontrollit," thotë Jason W. Gullifer, një student kandidat për doktoraturë në psikologji, duke sugjeruar se të dyja gjuhët janë aktive në të njëjtën kohë.

Pjesëmarrësit në eksperimentin e dytë kryen të njëjtat detyra si ato në eksperimentin e parë, por këtë herë u prezantuan vetëm me një gjuhë dhe pastaj gjuhën tjetër. Rezultatet e eksperimentit të dytë ishin të ngjashme me atë të parin, duke sugjeruar kështu se konteksti nuk ndikonte në njohjen e fjalës.

"Konteksti i eksperimentit duket se nuk ka rëndësi," thotë Gullifer. "Nëse shohim personat me aftësi dygjuhësore duket sikur ekziston një lloj kontrollit mekanik."

Fondacioni Kombëtar i Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë e kanë përkrahur këtë studim.

Burimi: Penn State

Lexuar 2196 here Modifikuar ne Shtune, 14 Shtator 2013 13:22

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Të Flasësh Dy Gjuhë Përforcon Aftësitë Mendore