Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 31

Tetë Kurse Online Falas

02 Nentor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(70 vota)

Open Learning - Një mundësi e mirë për të gjithë

Kërkojeni Dijen nga Djepi në Varr

Është punuar shumë këto vite në fushën e edukimit të paktën në vendet perendimore, gjithësesi në Shqipëri jo dhe aq sa duhet, edukimi ka ardhur duke u bërë më i shtrejt se sa mund të ketë qenë dhjetë vjet më parë. Edhe pse numri i qëndrave të edukimit, shkollave dhe universiteteve shtohet për ditë e më tepër akoma asnjë nga këto institucione nuk e ka marrë ndonjëherë me seriozitet termin “Open Learning” ndërkohë që në botë është një term shumë i përdorur dhe një metodë për të ju dhënë një mundësi të gjithëve të mësojnë rreth gjërave që ju interesojnë. Open Learning është një iniciative e ndërmarrë nga shumë Universitete dhe Institucione edukimi e përdorur për të ofruar edukim në fusha të ndryshme për një publik të gjerë nëpërmjet aplikacioneve në internet dhe pa pagesë.

Interneti është bërë sot një burim i pashterrshëm informacioni për fusha të pafundme, meqenëse folëm për mësimin papagesë dhe të mësuarit falas po listojmë më poshtë 8 kurse onlinë që do të mund ti ndiqni totalisht falas nëpërmjet internetit të ofruara nga institucionet më të fuqishme në fushën e edukimit në ditët e sotme.

Kursi: Hyrje në Inteligjencën Artificiale
Institucioni: Stanford, nëpërmjet YouTube
Lektor: Peter Norvig dhe Sebastian Thrun
Përshkrimi i Kursit: Inteligjenca Artificiale është shkenca që merret me teknikat e prodhimit të robotëve me “arsye”. Robotët Humanoid, Google Goggles, makina që vetë-drejtohen, programe që na sugjerojnë muzikë që do të mund të na pëlqejë duke kuptuar gjendjen tonë emocionale. Në këtë klasë do të mësoni se si mund ti krijoni këto pajisje nga dy liderat botëror të kësaj fushe.
Shënim: Kur Thurn dhe Norvin e publikuan këtë klasë online në vitin 2011 160.000 nxënës nga 209 vende të botës e ndoqën. Duke qenë se kursi është mbyllur ju do të mund të ndiqni leksionet në YouTube.

Kursi: Struktura e Fjalëve të Gjuhës Angleze
Institucioni: Stanford, nëpërmjet iTunes
Lektor: Will Leben
Përshkrimi i Kursit: Nga ndikimi i faktorëve historik, kulturor dhe linguistik gjuha Angleze është një ndër gjuhët me fjalor më të pasur dhe dinamik — shumë nga ne edhe pse mund ta dinë gjuhën shumë mirë kanë probleme me disa fjalë të ndryshme që mund të përdoren në jetën e përditshme dhe në marrëdhënie biznesi. Origjina e shumë fjalëve vjen nga imazhi. “Reveal” = “pull back the veil,” “depend” = “hang doën from.” Ndryshimi është konstant. “Girl” më parë nënkuptonte “a young child of either sex;” një sinonim i hershëm i “stupid” ka qenë “nice.”

Kursi: Fizika për Presidentët e Ardhshëm
Institucioni: University of California Berkeley, nëpërmjet YouTube
Lektor: Richard A. Muller dhe Bob Jacobsen
Përshkrimi i Kursit: Përmban esencën e fizikës që ju nevojitet studentëve në ditët e sotme në mënyrë që të kuptojnë thelbin e teknologjisë dhe të bëhen lider të gjeneratës së ardhshme. Nga fizika e energjisë te ndryshimet në ngrohjen globale, dhe nga teknologjia e spiunazhit tek super kompjuterat, në këtë kurs do të mësoni mbi efektet e fizikës moderne në vendimarrjen e liderve botërorë dhe administratorëve të kompanive të ndryshme dhe rrjedhimisht edhe të jetës së çdo qytetari. Sa praktike janë burimet alternative të energjisë? A mundet një satelit të lexojë targën e një makine nga hapsira? Çfarë roli kryen fizika kuantike tek iPod dhe skanerat në supermarkete?
Shënim: Një guide e plotë është e përfshirë për të gjithë ata që do të duan ta ofrojnë si orë mësimi nëpër universitete.

Kursi: Dilemat në Etikën e Bio-Mjeksisë: Po luajnë Rolin e “Zotit” apo pë Bëjnë Mirë?
Institucioni: MIT, nëpërmjet Open Courseware
Lektor: Erica James
Përshkrimi i Kursit: Ky kurs ofron hyrje në etikën multi-kulturore të Bio-Mjeksisë, ekzaminon anën morale të teknikave dhe parktikës së abortit, kontraceptivëve, klonimit, transplantit të organve, dhe çështje të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu vlerëson dhe sfidat e profesionistëve në fushën e mjeksisë nga faktorët teknologjik, social dhe kulturor.

Kursi: Teoria dhe Analiza e Videogame
Institucioni: MIT, nëpërmjet Open Courseware
Lektor: Alice Robison
Përshkrimi i Kursit:Ky kurs do të shërbejë si hyrje në studimin akademik dhe ndërdisiplinor të videogames, duke ekzaminuar funksionet e tyre kulturore, edukative dhe sociale. Duke luajtur, analizuar, lexuar dhe shkruar për këto lojra, do të mund të kuptojmë influencën e tyre në kontekstin social dhe ndikimin që ato kanë jetën e përditshme.

Kursi: Grupimet, Numërimi dhe Probabiliteti
Institucioni: Harvard, nëpërmjet Open Learning Initiative
Lektor: Paul G. Bamberg
Përshkrimi i Kursit: Ky kurs ju pajis me dijet e nevojshme në fushën e Matematikës për të analizuar në bazë të modeleve probabilitare situatat ideale në jetën e përditshme.Të cilat mund të aplikohen në lojra me letra si psh Poker, në sport, zgjedhjet elektorale etj.

Kursi: Hyrje në Inxhinjerinë dhe Dizajnin Hapsinor
Institucioni: MIT, nëpërmjet Open Courseware
Lektor: Dava Newman
Përshkrimi i Kursit: Në këtë kurs do të mund të ndiqni konceptet bazë dhe teknikat e enxhinjerisë hapsinore nga lektor të aeronautikës dhe dizajnit.

Kursi: Bits: Shkenca Komjuterike e Informacionit Digital
Institucioni: Harvard, nëpërmjet Open Learning Initiative
Lektori: Harry R. Lewis
Përshkrimi i Kursit: Ky kurs është i fokusuar tek informacioni si burim, pronë dhe pasuri. Ju do të mund të mësoni se si teknologjia ndihmon në shpërndarjen e informacionit dhe si të analizoni burimet e informacionit duke për marrë për bazë zotëruesin e informacionit, zotëruesin e pajisjes digitale dhe programeve të ndryshme që do të përdoren si kanale komunikimi dhe sa të besueshme janë këto kanale. Gjithashtu do të mësoni edhe mbi Privatësinë, si mund të ruhet privatësia personale e një personi gjatë shpërndarjes së informacionit dhe burimeve me shoqërinë si të tërë.

Lexuar 17219 here Modifikuar ne Shtune, 02 Nentor 2013 16:55

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Tetë Kurse Online Falas