Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 31

Blog - Blogging - Bloggers

04 Nentor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(4 vota)

Çfarë është Blogu ose Blogging?

A e mbani mend herën e parë që e keni dëgjuar si fjalë, çfarë keni menduar se është?

Kam përshtypjen se shumë prej jush e kanë të dëgjuar si fjalë dhe shumë të tjerë po e dëgjojnë për herë të parë dhe për çdo ditë ka njerëz që e dëgjojnë për herë të parë këtë fjalë. Po të kërkojmë në Google “What is Blog” do na shfaqen përafërsisht 2.9 miliard rezultate. Përkufizimi teknik kryesor e gjejmë në Wikipedia që thotë: Blog vjen nga fjala “Weblog”“Web Log” ku sipas përshtatjes në gjuhën shqipe do të nënkuptonte “Shënime në Rrjet”“Shënime në Internet”.

Përkufizimi i thjeshtë: Blog

Blogu mund të përkufizohet si shënime online, ditar online ose si një gazetë online. Në ditën e sotme blogu përdoret në masë edhe në gazetarinë online ku analist, gazetar ose njerëz të thjeshtë shkruajnë opinionet e tyre për ngjarje të ndryshme, situata dhe ndodhi të ndryshme të kohës por edhe për situata dhe ngjarje të jetës personale të përditshme të çdo kujt. Bloggers janë personat që shkruajnë dhe Blogging është akti i të shkruarit një blog.

Përkufizimi mesatar:
  • Blogu është një faqe interneti që ka pastime të ndryshme të shfaqura në mënyrë kronologjike.
  • Postimet në blog zakonisht shfaqen në formën Hyrjet e fundit Dalin të Parat, pra zakonisht shfaqen në rend të parë postimet e bëra së fundmi.
  • Blogu zakonisht kanë një zonë ku vizitorët mund të lenë komentin, përshtypjen dhe vlerësimin e tyre për shënimin.
  • Një blog mund të ketë edhe adresa të faqeve të tjera ose referenca të tjera për një shënim.
  • Blogu mund të jetë pronë e vetëm një autori ose një grup autorësh.
  • Blogu duhet të ketë edhe arkivën e vetë ku vizitorët mund të kërkojnë për publikime më të hershme sipas periudhës.
Përkufizimi i avancuar: Cfare eshte blogu
  • Blog është një koleksion shënimesh i mirë organizuar dhe mund të përmbajë imazhe, video, audio, tekst dhe objekte të tjera si flash etj.
  • Zakonisht një blog është i fokusuar në një çështje të veçantë
  • Blogu mund të shkruhet në forma të ndryshme, mund të shkruhet me dorë dhe të hidhet në format elektronik e më pas me anë FTP mund të hidhet në server në faqen e internetit ose mund të shkruhet direkte në faqen e internetit në rast se përdoren CMS të veçantë siç është Wordpress.
  • Një blog mund të lexohet në disa formate si artikull i veçantë sipas kategorisë sipas etiketimit, nëpërmjet RSS ose nëpërmjet syndication technologies.
  • Vizitorët mund të abonohen në blog dhe të njoftohen për postime të reja ose dhe të bëhen pjesë e blogut duke u bërë kështu një blogger.
  • Gjithashtu sot blogu mund të shikohet edhe në formatin mikro blogging duke postuar në Facebook, Twitter, Tumblr, Video Blogging etj.
Përkufizimi Personal: Per sa kohe mendoj po shenoj

Së fundmi po të pyesim një person se çfarë është një blog do të thotë:
Nuk është nevoja të përkufizohet fjala blog dhe ska qenë ndonjëherë e nevojshme dhe as nuk është bërë ndonjë herë ndonjë vrojtim për të përkufizuar fjalën “televizor” “gazetë” “radio” “telefon” apo ku di unë se çfarë. Blogu mund të jetë çfarë do mund të jetë edhe thjesht një “share - shpërndarje” e faturës së blerjeve që kam bërë javën e fundit ku çdo kush mund të japë mendimin e tij nëse kam bërë mirë ose keq që kam shpenzuar për një artikull apo një tjetër. Blog mund të jenë një tjetër mjet për ndryshuar botën dhe sjelljen kolektive ose për të ndikuar dhe influencuar për një çështje të caktuar.

Blogu është çfarë do të jetë ose çfarë do që ne duam ta bëjmë.
Lexuar 2085 here Modifikuar ne Hene, 04 Nentor 2013 16:38

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Blog - Blogging - Bloggers