Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 31

Katër Paradokset e Drejtimit

22 Nentor 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(6 vota)

Janë disa paradokset të cilat në rast se i analizojmë dhe arrijmë ti praktikojmë gjatë punës do të na japin një rezultat të favorshëm dhe të dukshëm. Sigurisht që rezultatet nuk janë aq të dukshem siç edhe një pjesë e njerëzve dhe e drejtuesve mendojnë. Asnjëherë nuk mund të thuhet se një teknikë ose një strategji nuk pati rezultate nëse ne i presim ato brenda një periudhe të shkurtër dhe në një formë të prerë ku në shumicën e rasteve drejtuesit e kompanive këtë rezultat e kërkojnë në të ardhura financiare të menjëhershme.

1. Që të arrish më shumë, ngadalëso.

4 Paradokset e DrejtimitSigurisht që edhe po të shpejtosh mund të arrish dicka, do lodhesh. Të shpejtosh është e nevojshme vetëm kur objektivi është i përcaktuar shumë qartë dhe rruga që do të përshkruhet është e qartë në formën më të përpiktë mundshme. Por kur bëhet fjalë për biznes dhe për drejtimin e një kompanie është mirë të ngadalsojmë që të arrijmë më shumë. Çfarë përfitojmë? Nesë ngadalsojmë do të mund të shikojmë faktet dhe ti analizojmë të dhënat në detaj dhe sigurish mund të përfitojmë edhe nga eksperienca e atyre që shpejtojmë dhe të mos bëjmë gabimet e tyre ose të implementojmë teknikat e tyre të suksesit. Tregu është një ndër faktorët më dinamik, në mënyrë që të përfitojmë ndaj tij duhet të ngadalsojmë dhe të përdorim të gjitha situatat që na ofrohen. Na rast se shpejtojmë nuk do të mund të dallojmë nëse një situatë është me rrisk apo jo dhe në këtë rast rrisku do të jetë shumë më i lart dhe strategjia e përdorur do të jetë një kumbar. Nëse ngadalsojmë do të jemi të aftë të analizojmë ditë pas ditë çdo veprim dhe do të kuptojmë nëse po veprojmë mirë apo keq dhe ku do të na çojë ky veprim dhe a duhet që të vazhdojmë më tej apo duhet të ndalojmë dhe të përdorim një taktikë tjetër.

2. Që argumenti yt të kuptohet, mos fol shumë.

Shpesh herë kur përfaqësuesit e një kompanie ose kur drejtuesit e një kompanie kanë një prezatim me një klient ose kur kanë një bashkëbisedim ose kur ata po këshillojnë dhe po drejtojnë stafin e tyre drejt objektivave të kompanisë ndodh që flasin më shumë se sa duhet. Kur duam të prezantojmë një produkt ose shërbim ose kur duam të prezantojmë një ide dhe strategji tek stafi duhet të paraqesim argumenta shumë të qartë dhe të shprehur në terma të thjeshtë, gjithashtu duhet që argumenti të jetë sa më i shkurtër dhe konçiz në mënyrë që të kuptohet thelbi dhe mos të lejojmë interpretimin personal të çdokujt të devijojë llogjikën e argumentit sepse shpesh herë na ndodh që kur tentojmë të shpjegojmë diçka në detaje na humbet filli dhe ai tingulli thumbues i idesë “tik” dhe për çdo fjali shtesë argumentat shtesë nuk do të kenë të sosur.

3. Që ti arrish më shpejt rezultatet që do, mos i merr shumë seriozisht, merri si lojë.

Gjithmonë kemi dëshirë që rezultatet të jetë të qarta dhe të arritshme por shpesh herë ndodh që arritja e tyre vjen e vështirësohet hap pas hapi. Kjo ndodh për shumë arsye por një nga arsyet është edhe kur i marrim ato si shumë seriozisht dhe analizojmë çdo efekt negativ të mundshëm dhe duke dashur të pengojmë çdo efekt të tillë do të rrisim kostot dhe do të fillojmë të devijojmë nga qëllimi primar. Ti marrësh me sportivitet si lojë dmth nuk do të thotë që ti trajtojmë si diçka për të kaluar kohën por do të thotë ti trajtojmë si një lojë të veprojmë me pasion, me dëshirë dhe të jemi këmbngulës. Veprimet dhe hapat që nuk duam ti ndërmarrin nuk na cënojnë por në rast se merrim edhe me veprimet dhe hapat që nuk duam ti marrim atëherë do na cënojnë. Në rast se duam të bëjmë diçka nuk duhet të pyesim për pasojat sepse përndryshe nuk do e bëjmë.

4. Që të jesh një drejtues i vërtet për punonjësit, përballu me ta.

Një drejtues i vërtet asnjëherë nuk ka frikë dhe asnjëherë nuk i ofendon punonjësit e tij duke ju shmangur përballjes. Përballja me punonjësit nuk do të thotë të përballesh me ta vetëm në raste problematikash. Kjo duhet të ndodhi për çdo vendim, problematik dhe sukses të kompanisë që ju takon edhe atyre. Çdo arritje në ndërmarrje ju përket aty dhe çdo dështim në ndërmarrje i përket drejtuesit “Peshku qelbet nga koka!”. Nga përballja me punonjësit do të kuptojmë në formën më të pastërt problemet që mund të ketë kompania, puna, stafi dhe sigurisht mund të mësojmë edhe problemet që ka vetë drejtuesi dhe gjithashtu mund të marrim ide dhe sugjerime shume të mira. Përballja me punonjësit është njëkohësisht edhe një mënyrë për ti motivuar ata që të punojnë dhe të zbatojnë urdhërat e marra sipas direktivave të përcaktuar.

Lexuar 1399 here Modifikuar ne Premte, 22 Nentor 2013 16:06

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Katër Paradokset e Drejtimit