Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 31

Fakte rreth premtimeve të Vitit të Ri

08 Janar 2014 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(4 vota)

A keni vendosur akoma se çfarë dëshironi të ndryshoni, përmirësoni ose të hiqni dorë nga diçka? Besoj se duhet të jetë e gjatë lista e këtij viti? Gjithësesi mos u mërzisni nëse keni një listë të gjatë, premtimet e vitit të ri që ne i bëjmë vetës janë diçka e zakonshme për të gjithë dhe të gjithë kanë një listë të gjatë.

Kush janë premtimet më të zakonshme? Le ti hedhim një sy gjërave më të zakonshme që i ne i premtojmë vetes çdo vit të ri që do i bëjmë ose do të ndalojmë së bëri:

  • Në lidhje me shëndetin – të biem në peshë, të lejmë duhanin, të bëjmë më shumë ushtrime fizike, të pimë më pak alkol
  • Në lidhje me punën – të gjejmë një punë më të mirë, të punojmë më mirë në punën që kemi, të shkojmë në orar!
  • Në lidhje me familjen – të kalojmë më shumë kohë me gruan, burrin, fëmijët, prindërit; të gjejmë një partner; të bëhemi me fëmijë

Janusi zot i RomakeveMë është dukur mjaft interesant një fakt që gjeta duke naviguar në internet në lidhje më këto premtime që ne i bëjmë vetes. Le ti hedhim një sy kësaj traditë në kohët e shkuara dhe jo shumë larg nga ne. Sipas disa fakteve historike premtimet që ne i bëjmë vetes për t’u përmirësuar çdo vit të ri dhe zakonisht i bëjmë në Janar ose në fund të Dhjetorin e kanë origjinën si zakon nga Roma e lashtë. Në fakt, emri ‘Janar’ e ka prejardhjen nga një zot Romak ‘Janus’, i cili karakterizohej nga një tipar i veçantë: ai kishte 2 fytyra; ku njëra shikonte gjithmonë pas në vitin që sapo kishte kaluar dhe tjetra para në vitin që sapo kish ardhur.

Ramanët i bënin gjithmonë premtime zotit të tyre ‘Janus’ se do të përmirësoheshin në vitin që sapo kish ardhur dhe do të hiqnin dorë nga veset e këqija. Sapo Roma u Kristianizua këto premtime ndryshuan formë menjëherë dhe morën trajtën e agjërimit dhe lutjeve. Ka disa tradita fetare pothuajse në të gjithë botën që lidhen me vitin e ri po shumica e këtyre traditave kanë si qëllim parësor “të ndryshuarit, të përmirësuarit për vitin që po vjen”. (Nëse dëshironi të lexoni më shumë për zotin e Romakëve Janus pyesni Google)

Besoj se tani kjo traditë do të ju duket diçka normale apo jo? Të gjithe ne kemi bërë premtime çdo vit të ri që do të ndryshojmë. Këto premtime ndoshta nuk kanë qenë sakrifica të shenjta për ne siç ishin në kohët e lashta, por gjithësesi kanë pasur një lloj ndikimi në jetën tonë.

Sa herë e keni pyetur veten sepse nuk keni mundur të mbani premtimet që i keni bërë vetes dhe skeni mundur të realizoni gjëra që keni pasur në mendje? Le të shikojmë disa fakte të thjeshta të dështimeve:

  • Shanset për sukses në një qëllim janë më të mëdha kur përcaktojmë faktorin kohorë sa më të shkurtër dhe specifik – ‘Do të vrapoj çdo javë nga 2 km’ ka më gjasa të ndodh se sa të themi ‘Do të marr pjesë në një maratonë këtë vit!’
  • Qëllimet janë më të arritshme nëse i premtojmë në grup – ‘Unë dhe Eltoni do e lejmë duhanin’ është më e arritshme se sa‘Unë do e lej duhanin’
  • Nëse kemi dikë që mbështet qëllimet tona do të arrijmë ti përmbushim më lehtë – ‘Elma do të mbaj shënim çdo km vrap që do të bëj këtë muaj’
Puna në grup dhe mbeshtetja shoqerore

Tani që e keni kuptuar se si ti arrini qëllimet e tuaj a do ti përfshini edhe të tjerët në qëllimet që i keni vënë vetes këtë Vit të Ri? Komentoni më poshtë dhe na tregoni kush janë premtimet tuaj dhe si keni planifikuar të veproni për ti përmbushur ato!

Lexuar 1233 here Modifikuar ne Merkure, 08 Janar 2014 13:04

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Fakte rreth premtimeve të Vitit të Ri