Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK Blog

Këshilla për Prindër

26 Prill 2013 Nga ITK Blog
Vlereso artikullin
(9 vota)

10 Mënyrat që prindërit mund të ndihmojnë në detyrat e shtëpisë

Ndihmesa e fëmijëve tuaj me detyrat e shtëpisë nuk do të thotë që, ju t’i bëni ato për ta. Këtu do të gjeni 10 këshilla për mënyrat më të mira që, ju mund të mbështesni fëmijët tuaj përgjatë kohës së detyrave të shtëpisë, në mënyrë që, ai të mësojë dhe të rritet nëpërmjet detyrave të tij dhe të arrinë notën maksimale përgjatë këtij viti shkollor.

Siguroni materiale dhe një mjedis të përshtatshëm

Është shumë e rëndësishme që, ju t’i siguroni fëmijës tuaj një mjedis të qetë dhe një hapësirë të mirëorganizuar, larg nga shpërqendrimet, si dhe më të gjithë materialet e duhura për studim. Në to përfshihen, letra, stilolapasa, lapsa, fjalor, një tryezë ose tavolinë të madhe si dhe çdo gjë tjetër që mund të jetë e përshtatshme për një mjedis të tillë. Menjëherë pas shkollës, ju duhet të kontrolloni për detyrat e shtëpisë të fëmijës suaj, për të parë për fletoret apo materialet që ai ka nevojë. Ne, të gjithëve, shpesh na duhet të vrapojmë në minutën e fundit në ato dyqanet për të blerë raportor, tabela shënimesëh, apo kur kthehemi sërish në shkollë për të marrë ndonjë libër që e kemi harruar.

Projektoni një hapësirë për çdo fëmijë

Edhe nëse fëmijët tuaj janë shumë të urtë, ata sërish mund të shpërqendrohen me njëri – tjetrin përgjatë studimeve. Mundohuni të gjeni një hapësirë të ndarë për secilin, apo të caktoni edhe kohët e qeta për detyrat e shtëpisë në hapësirat e caktuara. Nëse njëri prej fëmijëve mbaron detyrat e tij më shpjet se tjetri, mundohuni ta nxisni atë për ta shfrytëzuar këtë kohë për të lexuar apo për të pushuar, derisa familja të jetë gati për të kaluar një kohë së bashku në një mjedis të përbashkët.

Vendosni një orar

krijoni kushte per femijet tuaj
Krijoni një grafik të rregullt, duke caktuar momentin e përshtatshëm si dhe kohën e lirë. Shumica e fëmijëve janë më shumë produktivë në orët e para të mbrëmjes dhe jo shumë afër orarit të gjumit, por të tjerë kanë nevojë për një pushim të vogël pas shkolle, për të ngrënë apo, të paktën për të përtypur diçka të shpejtë për energji, përpara se ata t’u kushtohen librave. Gjëja më e rëndësishme është për të vendosur një lloj orari që të jetë funksional për fëmijën tuaj.
Lexuar 2170 here Modifikuar ne Hene, 20 Maj 2013 20:21

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Rreth ITK Blogu Këshilla për Prindër