Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITKids Anglisht

ITKids është perfeksionuar si një sistem pedagogjik për mësimin e Anglishtes te fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç duke angazhuar kuriozitetin e fëmijës dhe shfrytëzimin maksimal të dritares së mësimit pa lodhje të gjuhëve të huaja te ta. Programi ynë synon të aktivizoj fëmijët në fushat e tyre të parapëlqyera.

  • Anglishtja ndërmjet Teatrit ndërthur mësimin e Anglishtes dhe pjesëmarrjen në teatër për nxënësit me prirje të lartë pjesëmarrje në aktivitete shoqërore. Me anë të këtij programi ne synojmë të arrijmë maksimumin e mësimit të gjuhës Angleze, frazave dhe fjalëve përkatësisht, duke konsideruar metodatat e pregatitjes për shfaqje teatrale, siç janë memorizimi dhe pregatitja e përgjithshme.
  • Anglishtja ndërmjet Kompjuterit është një program i suksesshëm që angazhon nxënësin me prirje shkencore dhe dëshirën për të mësuar Anglisht. Ndërthurja e programeve kompjuterike, përdorimi i tastierës u sugjeron nxënësve angazhimin në gjuhën Angleze. Me ne nxënësi do jetë i aftë të përdorë kompjuterin si dhe të komunikoje Anglisht rrjedhshëm.
  • Anglishtja ndërmjet Artit ofron për nxënësit orë mësimi të Anglishtes duke theksuar prirjet e tyre fëminore si vizatimi, piktura ose fotografia. Metoda jone unike, e testuar në shkollat Amerikane më në zë vepron duke angazhuar nxënësin në fushat artistike të interesit dhe në gjëra që u pëlqejnë dhe njëkohësisht indukton mësimin e gjuhës Angleze, pa lodhje dhe njëkohësisht afatgjate.

Programi Footprints

Libra të ilustruar dhe shumë tërheqës, të ndërtuar në mënyrë që kontakti midis nxënësit & pedagogut të jetë sa më i lartë. Mësimi i Anglishtes te fëmijët nën Programin Footprints i vendos rëndësi gërshetimit të fushave të Artit, Kompjuterit dhe Teatrit. Gjuha e përdorur për mësim është e orientuar drejt mësimit me bazë përmbajtje dhe eksperience. Çdo fëmijë aktivizohet në fushën e tij të parapëlqyer, ku synimi i përbashkët është rritja e fjalorit dhe përvetësimi i strukturës së gjuhës Angleze. Metodologjia e përfshirjes së fëmijëve në fusha specifike si Arti, Kompiuteri dhe Teatri, të ofruara në Anglisht & Shqip, i jep përparësi mësimit të gjuhës pa lodhje.

Provo Lojra Edukative & Argëtuese!

Monkey Puzzles Academy Island Meso Anglisht Krahaso Objektet

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Fëmijët