Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Trajnime Kontabiliteti Praktik

Trajnime të Kontabilitetit Praktik

ITK Albania ofron trajnime për Kontabilitetin Praktik që ka për synim të ju njoh me metodat se si të vini në praktikë njohuritë që keni marrë gjatë studimeve në kushtet reale të ndërmarrjes.

Programi nis me konceptet bazë në kontabilitet, me plotësimin dhe kontabilizimin e dokumentave bazë të arkës, bankës, magazinës, shitjeve, blerjeve, listëpagesave, ditarëve, formularëve të deklarimit të detyrimeve tatimore, bilancit dhe pasqyrave financiare, etj.

Programi i Trajnimit vazhdon si më poshtë:

Pasqyra e bilancit

Pasqyra e aktiv-pasivit, plotësimi i pasqyrës së bilancit dhe shënimet shpjeguese lidhur me të, pozicioni financiar i aktiveve, detyrimeve dhe kapitalit të njësisë ekonomike në një datë të caktuar (Pyetje-Ushtrime)

Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve dhe shënimet shpjeguese lidhur me të, vlerësimi i rentabilitetit të njësisë ekonomike, mbyllja e llogarisë së të ardhurave dhe shpenzimeve, shpenzimet e njohura dhe të panjohura (Pyetje-Ushtrime)

Pasqyra Cash-Flow dhe Pasqyra e Ndryshimeve në Kapital

Pasqyra Cash-Flow dhe Pasqyra e Ndryshimeve në Kapital dhe shënimet shpjeguese lidhur me to, vlerësimi i aftësisë që ka njësia ekonomike për likujditetet e arkëtuara dhe të paguara gjatë një periudhe ushtrimore dhe ndryshimet që kanë ndodhur në zërat e kapitalit (Pyetje-Ushtrime)

Njohja me faturat tatimore

Kontabiliteti dhe rëndësia e informacionit kontabel. Njohja me faturat e njohura tatimore: fatura e tvsh-së, fatura e thjeshtë tatimore, deklarata e importit, deklarata e eksportit, faturat e njohura me autorizim të veçantë nga DPT dhe elementet bazë të faturave. (Pyetje-Ushtrime)

Rregjistrimi i blerjeve

Rregjistrimi në kontabilitet i faturave të blerjes dhe plotësimi i librit të blerjes, rakordimi i blerjeve dhe deklarimi elektronik i tij. (Pyetje-Ushtrime)

Rregjistrimi i shitjeve

Rregjistrimi në kontabilitet i faturave të shitjes dhe plotësimi i librit të shitjes, rakordimi i shitjeve dhe deklarimi elektronik i tij (Pyetje-Ushtrime)

Trajtimi i inventarit te magazinës

Njohja praktike me fletë-hyrje dhe fletë-dalje magazine, rakordimi mujor, fizik dhe kontabël i magazinës, kartelat dyfishe, njohja dhe vleresimi i inventareve, metoda bazë e mbajtjes së kostos për mallrat në magazinë. (Pyetje-Ushtrime)

Kontabilizimi i veprimeve të arkes dhe bankës

Rregjistrimi në kontabilitet i veprimeve të arkës dhe të bankës dhe ndjekja e tyre (Pyetje-Ushtrime)

Kontabilizimi i pagave

Llogaritja e pagave të punonjësve, hartimi i liste-pagesës së sigurimeve shoqërore, shëndetsore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, mbajtja e kartelave personale të punonjësve dhe plotësimi i rregjistrit themeltar të punonjësve (Pyetje-Ushtrime)

LLogaritë analitike dhe sintetike

Kartelat e llogarive, analiza e klientëve dhe furnitorëve, përputhja e llogarisë sintetike me analitike, kompesimi i aktiveve dhe detyrimeve (njohja me shumën neto) (Pyetje-Ushtrime)

Ditari i veprimeve të ndryshme

Rregjistrimi i veprimeve të ndryshme, kontabilizimi i kontratave të qirasë, efekti i ndryshimit të kursit të këmbimit (Pyetje-Ushtrime)

Deklarimet elektronike të formulareve tatimorë

Deklarimet elektronike, kontabilizimet dhe pagesat përsa i takon: tvsh-së, tatim fitimit, sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi qiranë, tatimit në burim (Pyetje-Ushtrime)

Kontabilizimi i A.A.Gj materiale dhe jomateriale

Rregjistrimi ne kontabilitet i Aktiveve Afatgjatë materiale dhe jomateriale dhe llogaritja e amortizimit sipas normave fiskale dhe normave të vet njësisë ekonomike. Shitja e A.A.Gj material dhe jomateriale dhe njohja e tyre në bilanc dhe në pasqyren e të Ardhurave dhe Shpenzimeve (Pyetje-Ushtrime)

Test përfundimtar

Në përfundim të trajnimit pjesmarrësit do të bëjnë një testim përfundimtar për temat e shtjelluara të kontabilitetit praktik.

Shënim: Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrsit paisen me çertifikatë e cila njihet nga QKL (Qendra Kombëtare e Liçensimit)

Ky trajnim herë pas here ofrohet edhe me një nga programet e si Financa 5 dhe Alpha.
Për më shumë informacion mbi trajnimin dhe çmimet e trajnimit kontaktoni me ne.

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Financë Kontabilitet Kontabilitet Praktik