Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Gjuha Gjermane për Fëmijë

ITKids është një program i Institutit të Trajnimeve dhe Karrierës që ka si synim të ofrojë shërbime të ndryshme për fëmijët. ITKids për gjuhën gjermane për fëmijët deri në moshën 10 vjeç përdor një kombinim të disa metodave të mësim dhënies për ta bërë mësimin e gjuhës gjermane sa më tërheqëse për fëmijët dhe për të shpalosur edhe pasionet e tyre për të ardhmen. Gjermanishtja për fëmijët deri në moshën 10 vjeç ofrohet në dy nivele A1 dhe A2 të cilat si module zgjasin nga 28 orë mësimi për nivelin A1 dhe 40 orë për nivelin A2.

A1Për Fëmijë

Niveli A1 synon ti aftësojë fëmijët në përdorimin elementar të gjuhës gjermane në situata të përditshme dhe gjithashtu është i orientuar edhe drejt çertifikimit nga ÖSD për nivelin A1Kids.

A2Për Fëmijë

Niveli A2 është një modul më i avancuar që synon të përmirësojë aftësitë e fëmijëve në gjuhën gjermane në 4 këndvështrime që janë: Lexim, Dëgjim, Shkrim dhe të Folurit.

Në mënyrë që mësimi i gjuhës gjermane për fëmijët të bëhet sa më atraktiv dhe gjithashtu të plotësojë njohuritë e tyre organizohet me mësimdhënie interaktive edhe me metodat e mëposhtme:

  • Duke përdorur disa programe kompjuterike për video, lojra dhe typing në gjuhën gjermane synojmë që fëmijët përveç aftësimit në përdorimin e kompjuterit të forcojnë njohuritë e tyre në dëgjimin, shkrimin dhe leximin e gjuhës gjermane.

  • Mësimi i gjuhës gjermane për fëmijët nëpërmjet Teatrit siguron një interaktivitet më të lartë ndërmjet fëmijëve me njëri-tjetrin dhe e bën më të lehtë proçesin e mësimit. Gjithashtu ndihmon edhe në kreativitetin e fëmijëve.

  • Gjermanisht dhe Art është një integrim i mirë testuar dhe rezulton në një pjesmarrëse më aktive për mësim e gjuhës gjermane tek fëmijët dhe përveç mësimit të gjermanishtes nxjerr në pah prirjet e fëmijëve në art si pikturë dhe fotografi.

Për më shumë informacion për kurset e gjuhës gjermane për fëmijë dhe çmimet për nivelin përkatës na Kontaktoni

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Gjuha Gjermane Për Fëmijët