Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

07 Tetor 2013 Oferta dhe Lajmerime

Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës ka rritur komoditetin e ambjenteve të tij me një koncept kontemporar dhe të kërkuar, një kafe librari/biblotekë të ngrohtë dhe të qetë. E quajtur ITK Library Café, hapësira është e ndarë në një dhomë leximi ose studimi, ku mund të përdoren mbi 500 libra letrar ose shkencor, revista letrare ose shkencore, si dhe interneti.

26 Gusht 2013 Oferta dhe Lajmerime

Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës kërkon të punësojë persona të aftë në fushën e mësuesisë së gjuhës Angleze, Gjermane dhe Italiane. Gjithashtu ITK kërkon të punësoj përkthyes të aftë të Gjuhëve të përmendura më sipër.

Pozicionet vakante dhe kërkesat specifike për secilin pozicion vazhdojnë si më poshtë:

1. Përkthyes për gjuhën Angleze dhe Gjermane

11 Tetor 2013 Oferta dhe Lajmerime

Mësoni Anglisht përmes Filmit dhe Letërsisë

Në vijim të strategjisë për non-formal learning të gjuhës angleze ITK ju fton të rregjistroheni për kursin Mëso Anglisht përmes Filmit & Letërsisë

English with Film & Literature është ndërtuar specifikisht për ata studentë të interesuar për mësimin e gjuhës angleze me metoda jo-tradicionale (non-formal learning). Qëllimi i këtij kursi është që të arrihet asimilimi i gjuhës duke e ndërtuar atë në baza interesi të drejtpërdrejtë, siç është filmi dhe letërsia. Kurrikula e këtij kursi lejon një larmishmëri të gjërë zgjedhjeje të letërsisë për diskutime në klasë si dhe të filmave artistik që do përdoren si material mësimi. Letërsia që do ofrohet për studim do jetë e formatit tekst dhe audio (e inçizuar nga folës me theks Amerikan), për të stimuluar si dëgjimin, ashtu edhe leximin e gjuhës angleze. Aspekti i të folurit dhe të shkruajturit do praktikohet në klasë.

Struktura e Kursit

Kohëzgjatja: 8 Javë

Frekuenca: 2 herë / javë - 120 minuta

Çmimi për pjesmarrje: 50 Euro

Faqja 1 nga 4

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Oferta dhe Lajmërime