Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Youth in Action Drymades

09 Korrik 2013 Nga Oferta dhe Lajmerime
Youth in Action Drymades

Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës ka planifikuar datat 12/13/14 Korrik për të zhvilluar Youth in Action Drymades. Pjesëmarrësit e përzgjedhur nëpërmjet aplikimeve do të qëndrojnë 3 ditë në kampin "Sea Turtle" në Dhërmi.

Programi parashikon lëvizje të shpeshta në disa prej destinacioneve kryesore të turizmit mesdhetar shqiptar si Himara (fshat/qytet, plazhi i Livadhit), Porto Palermo ( kalaja e Ali Pashës dhe baza detare), Dhërmi ( Gjilekë, Manastiri i Shën Mërisë në kodër), kanionin e Gjipesë, vizitë në Vuno me

" Njerëzit e diellit të jugut" dhe argëtim pa fund në plazhet e Jalit. Qëllimi i vizitës studimore është promovimi i multikulturalizmit, i shkëmbimit kulturor dhe vullnetarizmit tek të rinjtë shqiptarë.

Çdo ditë e programit është parashikuar të ofrojë takime me komunitetin, me drejtuesit lokalë, me sipërmarrës të rinj, të cilët do të ndajnë me ju eksperiencat e tyre dhe potecialet që ofron bregdeti shqiptar.

Të gjithë të interesuarit për Vizitë Studimore në Himarë janë të mirëpritur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi. Ju lutemi klikoni në: APLIKO TANI për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. Në rast se keni probleme me formatin e dorëzimit të dokumentacionit ose me linkun e mësipërm atëherë ju mund ta dërgoni aplikimin tuaj në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me Subjekt: Aplikim për Vizitë Studimore në Himarë

Afati i fundit i aplikimit është data 11 Korrik 2013. Njoftimi për aplikantët e përzgjedhur do të jepet me datë 11 Korrik 2013.

Lexuar 3664 here

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Oferta dhe Lajmërime Youth in Action Drymades