Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Teknikat e Shitjes

28 Qershor 2013 Oferta dhe Lajmerime

BAZAT E SHITJES DHE KRIJIMI I KONSUMATORËVE BESNIK

Shitja nuk është një proçes i ushtrueshëm, është një proçes që ndodh gjatë kohës që ju jeni duke i shërbyer një klienti.

anonim

10 – 12 Korrik, 2013 Ora 09:00 – 17:00
Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës do të organizojë trajnimin Teknikat e Shitjes

Duke qenë se numri i produkteve, shërbimeve, ideve dhe koncepteve është rritur tej mase dhe po vazhdon të rritet ajo çka tregu ka nevojë tani është që bindja, të bindim të tjerët për benefitet që ka një produkt ose shërbim. Aftësia dhe teknikat e shitjes janë një pikë kyçe dhe jetike e çdo organizate në ditët e sotme në rast se ju ose organizata juaj është në kërkim të suksesit.

Nuk ka rëndësi nëse jeni apo jo i përfshirë direkt në proçesin e shitjeve ajo që ka rëndësi është që të dish se si të shesësh është një aftësi tepër e dobishme. Ky trajnim gjithëpërfshirës ju prezanton me teknikat e shitjes tradicionale dhe moderne dhe i përgatit pjesmarrësit për mjedise të ndryshme shitjesh si shitje me pakicë, shitje ballë për ballë, shitje të sofistikuara biznes – biznes duke përfshirë edhe projekte të mëdha.

Një ndër pikat kyçe në këtë trajnim do të jetë edhe psikologjia. Dhe theksi mbi këtë fushe do të vihet tek besnikëria e konsumatorit e cila është në shumë raste përgjegjëse për shitjet dhe përfitimet e vazhdueshme të një kompanie. Në fuksionin e një përfaqësuesi shitjesh ju duhet të ndërmerrni disa hapa (duke u mbështetur fuqimisht në disa proçese psikologjike) për të krijuar një konsumator besnik që vazhdon të blej tek ju herë pas here.

Ky trajnim përmban shumë ushtrime, simulime dhe udhëzime që do ti ndihmojnë pjesmarrësit të zotërojnë aftësitë dhe teknikat e shitjes të fituara në këtë trajnim dhe ti përdorin ato në fushën e tyre profesionale menjëherë.

Lektorë në këtë trajnim do të jenë:
Msc. Gentian Drenova | Phd. Procopios Papagkikas
Msc. Ervin Myftaraj | Msc. Eduard Milushi | Msc.Matilda Shushari

Pjesmarrësit me përfundimin e trajnimit do të pajisen me Çertifikatë nga ITK e njohur nga QKL (Qendra Kombëtare e Liçensimit).

Ju lutemi gjeni bashkëngjitur Formularin e Aplikimit dhe Programin e Trajnimit me informacion më të detajuar.

ITK (Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës) është i çertifikuar nga TÜV Austri me ISO 9001:2008 për shërbimet e konsulencës dhe Trajnimit të të gjitha niveleve të edukimit.

Trajnimi do të zhvillohet në ambjentet e ITK. Rr. e Elbasanit pranë Ambasadës Amerikane.

Për çdo informacion më të detajuar ju lutem na Kontaktoni duke klikuar këtu.

Lexuar 4875 here

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Oferta dhe Lajmërime Teknikat e Shitjes