Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Pozicione te Reja per Perkthyes dhe Mesues

26 Gusht 2013 Nga Oferta dhe Lajmerime

Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës kërkon të punësojë persona të aftë në fushën e mësuesisë së gjuhës Angleze, Gjermane dhe Italiane. Gjithashtu ITK kërkon të punësoj përkthyes të aftë të Gjuhëve të përmendura më sipër.

Pozicionet vakante dhe kërkesat specifike për secilin pozicion vazhdojnë si më poshtë:

1. Përkthyes për gjuhën Angleze dhe Gjermane

Aplikanti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë ose të jetë në vazhdim (Viti i fundit)
  • Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës Angleze dhe/ose Gjermane
  • Të ketë eksperiencë profesionale në përkthime (2 - 3 vjet) - do kërkohen referenca!
  • Të ketë përvojë përkthimi në Anglishten/Gjermanishten e përgjithshme, atë ligjore, ekonomike ose sociale
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, të programeve përkatëse për manaxhimin e proçesit të përkthimit
  • Të jetë profesional dhe të dijë të manaxhoje efektivisht kohën

Shënim: CV duhet të jetë në shqip dhe gjuhën përkatëse për të cilën aplikoni. Gjithashtu në CV duhet të përfshihet lista e materialet të përkthyera nëse e dispononi. Ju lutemi dërgoni një letër motivimi në gjuhën përkatëse për të cilën po aplikoni.

Apliko për këtë pozicion duke klikuar më poshtë.

2. Mësues për gjuhën Angleze, Gjermane dhe Italiane

Aplikanti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë
  • Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës përkatëse
  • Të ketë eksperiencë profesionale në mësimdhënie mbi 1 vit - do kërkohen referenca!
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie për grupmosha të ndryshme
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, të programeve përkatëse për mësimdhënie
  • Të jetë profesional dhe tepër i komunikueshëm

Shënim: CV duhet të jetë në shqip dhe gjuhën përkatëse për të cilën aplikoni. Gjithashtu në CV duhet të përfshihet referenca nga punëdhënës të mëparshëm. Ju lutemi dërgoni një letër motivimi në gjuhën përkatëse për të cilën po aplikoni.

Apliko për këtë pozicion duke klikuar më poshtë.

Lexuar 8289 here

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Oferta dhe Lajmërime Pozicione te Reja per Perkthyes dhe Mesues