Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

ITK - Library Café

07 Tetor 2013 Nga Oferta dhe Lajmerime

Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës ka rritur komoditetin e ambjenteve të tij me një koncept kontemporar dhe të kërkuar, një kafe librari/biblotekë të ngrohtë dhe të qetë. E quajtur ITK Library Café, hapësira është e ndarë në një dhomë leximi ose studimi, ku mund të përdoren mbi 500 libra letrar ose shkencor, revista letrare ose shkencore, si dhe interneti.

ITK Library Café është bashkangjitur me klasat dhe sallat e trajnimit të ITK-së në rrugën Sami Frashëri, 100 metra mbi gjimnazin Petro Nini Luarasi. Autorët e shumtë që gjenden në biblotekë variojnë nga autorë të shquar tradicionalë shqiptarë, si Kadare, Noli e Konica, autorë bashkëkohorë si Klosi, Zllami, Fevziu e të tjerë, dhe krahas tyre do gjeni një përzgjedhje të letërsisë botërore, autorë, portretet e të cilëve i kemi vendosur në një nga muret tona, për frymëzim dhe për të na rikujtuar se sa i vështirë dhe i ëmbël është suksesi.

Është kënaqësi për ITK-në që të jetë pjesë e rritjes së dijes përmes trajnimeve, kurseve dhe materialeve letrare që na paraprijnë, prandaj dëshira jonë na vuri pëpara përgjegjësisë për të investuar më shumë në drejtim të dijes dhe shpresojmë që rezultati dhe angazhimi ynë të jetë i vlefshëm edhe për ju. Kjo mbetet për tu parë dhe ne dëshirojmë të kemi dhe angazhimin tuaj si lexues dhe pjesëtarë të vazhdueshëm të nismave të ITK-së.
Mbetet që t’ju themi mirë se të vini!

Lexuar 2018 here
Artikuj te tjere ne kete kategori: « Pozicione te Reja per Perkthyes dhe Mesues

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Oferta dhe Lajmërime ITK - Library Café