Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Trajnime Europiane

ITK mundëson informim dhe orientim në programin “Rinia në Veprim” për të gjithë të rinjtë dhe të rejat 13-30 vjeç. “European Youth in Action Programme” siç njihet ndërkombtarisht, financohet nga Komisioni Europian dhe ju jep mundësinë të udhëtoni e të njihni vende, kultura dhe gjuhë të ndryshme europiane.

Programi ju aftëson mbi tematikat europiane nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, vizitave studimore si dhe trajnimeve të edukimit joformal për të rinjtë.

Takimi me bashkëmoshatarë europianë rrit në mënyrë cilësore komunikimin tuaj gjuhësor, kryesisht në gjuhën angleze por edhe në gjuhë të tjera që ju i zotëroni ose dëshironi t’i përmirësoni.

Pjesëmarrësit në këtë program paguajnë vetëm 30% të udhëtimit të tyre, pjesa tjetër rimbursohet nga Komisioni Europian që ju çertifikon për njohurite e fituara; akomodimi dhe ushqimi gjithashtu mbulohen nga pala organizatore. Tematikat europiane (European Citizenship, Intercultural Learning, Non formal Learning/Education, European Volunteering Service, International Youth Work, etj.) trajtohen falas në ITK në 4 seanca dyorëshe “soft skills”.

Aplikantët grupohen në klasa në varësi të moshës dhe përvojës që kanë. Ata njihen nga afër me terminologjinë, përparësitë e programit dhe me çdo mundësi udhëtimi dhe kualifikimi brenda dhe jashtë vendit. Promovimi i programit “Rinia në Veprim” nxit pjesëmarrjen tuaj në projekte europiane, ju motivon të investoni në gjuhët e huaja, pasuron kurrikulumin tuaj duke ju bërë konkurues në tregun e punës me statusin “youth worker”.

ITK gjeneron mundësi dhe entuziasëm për të gjithë të rinjtë shqiptarë që nuk kanë akses në informacion dhe synojnë të përfshihen në aktivitete rajonale dhe më gjerë.

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Për Studentët Trajnime Europiane