Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

English for Professionals

Trajnime për të gjitha nivelet operative në fusha profesionale. Pjesëmarrja në trajnime garanton përmirësimin e aftësive të komunikimit, leximit dhe shkrimit profesional, zgjerimin e fjalorit specifik sipas fushave dhe aftësive në takime pune në Anglisht. Çdo trajnim është i detajuar dhe i ndërtuar enkas për profesionistët Shqiptarë.





  • Rëndësia e Medical English sot është e theksuar në ambientet e Spitaleve të huaja, si Spitali Amerikan, Hygeia, Spitali Gjerman, etj. ku komunikimi midis mjekëve ndodh në Anglisht. Po ashtu, rëndësia e terminologjisë së Medical English vihet re në studimet që studentët mjekësor ndjekin në Universitetet Shqiptare.

    Në trajnimet e ofruara nga ITK, pasurimi i fjalorit dhe terminologjisë mjekësore në Anglisht pasohet me situata reale të sistemit të shëndetit në vëndet Anglisht folëse. Ky trajnim i drejtohet mjekëve të fushave të ndryshme dhe i kushton vëmëndje specialiteteve si M.D. (medical doctor), dentistëve, infermierëve dhe asistentëve.
    1. Pasurim i terminologjisë mjekësore në Anglisht.
    2. Trajtim i fushave të punës dhe protokollit mjekësor.
    3. Pregatitje për studime & punësim në USA & CANADA.
    RREGJISTROHU
  •  Healthcare

     Professional

     Communication

     for

     Nurses

    Trajnimi në Anglishten për Infermierë është tepër i rëndësishëm në një botë globale, ku nevojat e punësimit profesional janë në rritje. Nursing English thekson terminologjinë specifike në kujdesin e pacientëve në mënyrë që udhëzimet e mjekut zbatohen siç duhet por edhe që pacienti të kuptohet.

    ITK ka një sërë programesh dhe modulesh specifike të cilat synojnë të përmisojnë komunikimin profesional të infermierëve në një standart të vetëm dhe cilësor. Pjesëmarrësit do informohen në tërësi rreth frazologjisë funksionale dhe proçedurave të shërbimit shëndetësor që zbatohen në spitale dhe qendrat e rehabilitimit në shtete si Anglia, Amerika & Kanadaja.

    RREGJISTROHU


  • Trajnimet në Business English janë të orientuara për grupet profesionale me detyra ekzekutive me nivel bazë, mesatar ose të avancuar të Anglishtes. Trajnimet me grupe të vogla lejojnë për avancim të shpejtë të aftësive komunikuese dhe rrjedhimisht ju lejon të avanconi në botën e sotme të biznesit. Të drejtuara nga profesor të çertifikuar, Business English është plotësisht e ndërtuar për të ndihmuar profesionistët me detyra ekzekutive për fjalorin dhe gjuhën specifike në fushën e biznesit.
    1. Përmisimin e aftësive të shkrimit teknik (technical writing).
    2. Drejtimin e konferencave ose takimeve në Anglisht.
    3. Fjalori i gjërë drejt protokollit të takimeve të biznesit.
    RREGJISTROHU

  • BANK PERFORMANCE

    BANKING INSTITUTIONS

    INTERNATIONAL BANKING


    Programi i Trajnimit Banking English ju ofron një hyrje dinamike në termat e veçantë të Anglishtes për fushën bankare. Programi gërsheton konceptet dhe proçeset bankare me përdorimin e terminologjisë në situata reale dhe të përditëshme.Temat që do trajtohen në Banking English do përfshijnë në gjërësi Commercial Banking Operations dhe në veçanti do trajtohen rolet, strukturat, veprimet, shërbimet, huadhëniet, e-banking, etj.

    Lidhjet e nevojshme ndërkombëtare midis bankave e bën jetike komunikimin në Anglisht midis punojësve të degëve të ndryshme por edhe lëvizjen vertikale në punë nëse bie më në sy nëpërmjet profesionalizmit dhe Anglishtes bankare.

    RREGJISTROHU


  • Trajnimet në Fianance English ofrojnë pasurimin e fjalorit financiar, terminologjinë përkatëse në situata reale. Ky trajnim është i vlefshëm për individë të interesuar në perfeksionimin e komunikimit në Anglisht.

     Accountability  -  Track Record  -  Investment

    Finance English është e vlefshme për të gjithë profesionistët sot të cilëve marrëdhënia me financat i detyron shpesh të pengohen prej terminologjisë në Anglisht. Për më tepër, profesionalizmi i tyre dhe rritja në detyrë u bëhet i vështirë dhe ndonjë here i parealizueshëm.

    RREGJISTROHU
  • Communication Skills

    Listening Skills

    Problem Solving Skills

    Flexibility

    Initiative and Proactivness

    Një nga fushat më të rëndësishme dhe që ka patur më shumë nevojë për vëmëndje ka qenë Shërbimi ndaj Klientit dhe Departamentet e Shitjeve. ITK ka organizuar trajnime të plota për Anglishten përkatëse të këtyre dy shtyllave të industrisë së shërbimit. Trajnimet konsistojnë jo vetëm në rritjen e fjalorit për të kuptuar dhe biseduar më mirë me një klient, por praktikë me frazat përkatëse të cilat lehtësojnë komunikimin e rëndësishëm midis stafit dhe klientit. Mbi të gjitha takimi i parë mbart shumë domethënie për suksesin dhe vazhdueshmërinë në çdo marrëdhënie.

    RREGJISTROHU

  • Për trajnimet Tourism English, ITK ka marrë parasysh kërkesat e dy grupeve të rëndësishme, të punëdhënësve në fushën e turizmit të cilët e kanë jetike që stafi i tyre që nga recepsioni e deri te zyra e shitjeve të jetë të aftë në Anglishten për turizëm, dhe grupi tjetër janë vetë turistat Shqiptarë të cilët kanë nevojë për të rritur cilësinë e pushimeve të tyre ndërmjet komunikimit më të mirë kur udhëtojnë jashtë. Tourism English është plot me leksione argëtuese dhe premton rritjen e fjalorit dhe përdorimit të shprehjeve frazale.
    1. Përmisimin e aftësive të komunikimit në menaxhimin e Turizmit.
    2. Lehtësi në komunikim për Turistin Shqiptar.
    RREGJISTROHU


  • Trajnimet në Legal English me ITK konsistojnë në informimin e përgjithshëm të përshkrimeve të ligjit në gjuhën Angleze. Si rrjedhojë, Legal English do adresojë përshkrimet legale të ligjit Anglo-Saxon ose Europian, karakteristikat e tyre, se si avokatët & gjygjtarët përdorin gjuhën Angleze në sallat e gjyqeve dhe terminologjia përkatëse të koncepteve ligjore.
    1. Burimet e Ligjit.
    2. Sistemi Britanik/Europian.
    3. Ligji për Kompanitë - Shares & Shareholders.
    4. Ligji i Kontratave, Ndërtimi, Rregullimi, Negocim.
    5. Ligji mbi Pronën Intelektuale.
    RREGJISTROHU
  • IT

    Civil

    Electrical

    Mechanical

    Engineering



    Anglishte Profesionale për profesionet e përgjithshme Inxhinerike siguron studentin të fitojë zhargonin e duhur në komunikimet përkatëse me të tjerë profesionistë të së njëjtës fushë.

    Trajnimet janë pregatitur me shembuj konkretë dhe adresojnë ato lloj problemesh që lindin nga mungesa e fjalorit profesional në fushën Inxhinierike, të cilat kur përdoren suksesshëm ofrojnë maksimumin profesional në Information Communication Technology (ICT), Mechanical - Electrical - Plumbing (MEP) Engineering.

    RREGJISTROHU


  • Programi i trajnimit për Aviation English ofrohet për herë të parë në Shqipëri në ndihmë të stafit të Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA), siç janë kontrollorët e trafikut (air controllers) dhe pregatit studentin për të marrë çertifikimin Test of English for Aviation (T.E.A.).

     Aviation Pilot  -  Tower Control  -  Airport Tech

    Për më tepër, Departamenti i Anglishtes bashkëpunon me qendra testimi ndërkombëtare për të qënë up-to-date me standartet e kërkuara.

    RREGJISTROHU

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Professional