Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Gentian Drenova

Si Drejtori Ekzekutiv i ITK Group kam privilegjin të punoj me një staf cilësor dhe të motivuar, me kolegë të cilët përtej kualifikimeve kanë një vizion të qartë drejt vlerës në inovacion dhe edukim. Formimi im personal ka filluar që në bankat e Universitetit të Bolonjës në Fakultetin e Ekonomisë, ku u diplomova në vitin 2000 në Administrim Biznesi. Dhe më pas kam përfunduar studimet pas-universitare në Cornell University, USA, ku u diplomova në vitin 2006 në dy degë, Proactiv Leadership dhe HR Management.

E konsideroj një privilegj të veçantë të përfaqsoj institucionin tonë inovativ, me një histori të shkurtër e të suksesshme dhe me një përkushtim të admirueshëm ndaj misionit drejt arsimit. Në eksperiencat e mia të mëparshme kam qenë Manaxher i Burimeve Njerëzore në Credins Bank dhe lektor në konferencën ‘Leadership Change’, e organizuar nga Harvard Business School Press në Boston, MA, rreth planit të aksionit nga ekspertët më të njohur botëror në fushën e manaxhimit të biznesit.

Ka qenë eksperienca e punës në Chicago, USA dhe në Tiranë e cila më ka pregatitur të ndërtoj ura lidhëse midis bizneseve sot dhe të ndërtojmë së bashku programe suksesi në mbështetje të rritjes profesionale për çdo punonjës aktual ose të ardhshëm. Ne ofrojmë më të mirën e mundshme të bashkimit të botës së biznesit dhe arsimit – energji proaktive në ambjente kontemporare nga një staf me eksperiencë intelektuale.

Ju ftoj të jeni pjesë e eksperiencës cilësore që përbën thelbin e kompanisë tonë, të përkushtimit ndaj inovacionit dhe të lidheni me kulturën e mrekullueshme profesionale që është prezente në ITK.

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi ITK Staf