Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Manaxhim i Burimeve Njerëzore

Manaxhimi i burimeve njerëzore është një profil shumë i vështirë për tu mësuar por edhe për tu mbajtur në përmirësim të vazhdueshëm për vetë faktin e shumë seksioneve që përfshin në vetvetë dhe për natyrën e ndryshme të situatave me të cilat përballeni dhe ndryshimet e vazhdueshme në ambjentet e punës dhe njerëz. ITK duke qenë se ofron trajnime të vazhdueshme nga një staf profesionistësh do të ju vinë në ndihmë të vazhdueshme të gjitha palëve të intersuara në trajnimin e stafit në fushën e manaxhimit të burimeve njerëzore. Trajnimet që ofrohen në ITK në fushën e manaxhimit të burimeve njerëzorejanë të shumta por ne kemi shtjelluar më poshtë ato trajnime që janë më të kërkuara dhe të përshtatshme për çdo profil organizate dhe individi.

Trajnim mbi Intervista Pune

Ky trajnim 2 ditor përmban të gjitha materialet shpjeguese dhe trajton hap-pas-hapi të gjithë ciklin e një interviste. Pjesmarrësit do të mund të mësojnë disa fakte mbi procesin e intervistave të punës si psh: bashkëbisedimi, si ti përgjigjemi disa pyetjeve në intervistë, gjuha e trupit, mimikat e përshtatshme, veshja e duhur, të kuptuarit e mentalitetit dhe objektivave të intervistuesit, të lejmë përshtypje të mira etj. Ky trajnim përveçse është i përshtatshëm për të gjithë pa përjashtime duke qenë se na përgatit për një intervistë pune të suksesshme është shumë i përshtatshëm edhe për punonjës së burimeve njerëzore për të kuptuar se si dhe si duhet të sillet një intervistues. Trajnimi përmban shumë shembuj dhe praktika për të ndihmuar pjesmarrësit të përfitojnë aftësi progresive gjatë proçesit të intervistave të punës.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Mësoni të përdorni strategji efektive për të kuptuar dhe për një mbarëvajtje të një interviste
  • Shikoni një intervistë nga pozicioni i intervistuesit dhe ti përgjigjeni pyetje më mirë
  • Përdorni gjuhën e trupit dhe impresionin e parë për një sukses të vazhdueshëm të intervistës
  • Përdorni fjalët e duhura dhe ti formuloni në mënyrën e duhur dhe të përdorni taktika të suksesshmë për të pasur një bashkëbisedim efektiv gjatë intervistës
  • Përgjigjeni në mënyrë konfidenciale ndaj pyetjeve në një intervistë duke përdorur strategjitë më të mira
  • Përfundoni një intervistë në mënyrë të suksesshme dhe të rrisni mundësitë për sukses
Trajnime për kujdesin ndaj klientit

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo kush
  • Kushtet: Asnjë
  • Kohëzgjatja: 2 ditë.
  • Niveli: Fillestarë dhe Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Aftësi Intervistuese

Ky trajnim 2 ditor është i përshtatshëm për të gjithë ata persona që janë të interesuar ose janë pjesë e një kompanie në departamentin e manaxhimit të burimeve njerëzore. Trajnimi ka për qëllim të aftësojë dhe të rrisë njohuritë e pjesmarrësve në proçesin e intervistimit të aplikantëve, trajnimi mbulon të gjitha fushat siç janë: strategjitë e ndryshme për drejtimin e një interviste, aftësimi në pyetje, përgatitja e një interviste, vlerësimi CV-ve, trajtimin e pyetje-përgjigje gjatë intervistës etj. Trajnimi përmban një seri të ndryshme shembujsh dhe praktikash të ndryshme që do të i ndihmojë pjesmarrësit të implementojnë dijet e marra menjëherë.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Ndiqni një strategji të qartë dhe të paracaktuar bazuar në kërkesa specifike
  • Ndërmerrni hapat e duhur paraprak për të marrë maksimumin e nevojshëm gjatë intervistës nga aplikanti
  • Përdorni strategjinë dhe metodat më të mira për të zgjedhur aplikantin më të mirë
  • Intervistoni një aplikant në mënyrë të drejtë dhe ta ndiqni proçesin hap-pas-hapi
  • Bëni pyetjet e duhura dhe të mirë dizenjuara që të japin nje rezultat konçiz nëse ai/ajo është i aftë për pozicionin që ka aplikuar
  • Përdorni një shumë llojshmëri teknikash për ta bërë intervistën sa më efiçente
  • Kontrolloni përgjigjet dhe pyetjet ndaj intervistuesit duke përdorur disa teknika në mënyrë që të jeni gjate gjithë kohës ju që mbani në kontroll intervistën
Trajnime mbi aftesine ne shitje

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim: Për të gjithë.
  • Kërkesa të veçanta: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Mesatar, Avancuar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Manaxhimi i Stresit

Manaxhimi i stresit, është një trajnim 2 ditorë i hapur për pjesmarrje për të gjithë dhe pa paracaktime për profesionin apo statusin profesional. Ky trajnim përmban ka si qëllim të ju ndihmojë dhe të ju aftësoj më tej për të zotëruar artin e produktivitetit. Trajnimi përban disa tema që ndikojnë në aftësitë personale si: manaxhimi i kohës, aftësitë njerëzore, ushtrime, motivimi, teknikat e influencimit, mentaliteti, këmbngulja etj. Theksi kryesor i këtij trajnimi është të ndryshojë mentalitetin e një personi të stresuar ose që punë e tij zhvillohet nën presion i cili është një faktor shumë i rëndësishëm në suksesin dhe entuziasmin në punë dhe në jetë.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Kuptoni sa të stresuar jeni, çfarë kuptoni dhe si influencon në jetën tuaj
  • Monitoroni nivelin tuaj të stresit dhe të kuptoni kur po ju ul performancen
  • Parashikoni dhe zgjidhni situata stresuese duke përdorur teknika të bazuara në njerëz dhe kohë
  • Përdorni ushtrime dhe dieta të ndryshme për të qenë më produktiv
  • Kundër-përgjigjeni ndaj situatave stresuese dhe të vështira duke përdorur disa teknika që rrisin dhe produktivitetin tuaj
  • Përdorni vetë-sugjerime dhe imagjinatën për të manaxhuar nivelin e stresit
Aftesi te shitjeve ne telefon

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim:Për të gjithë
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Trajno Trajnuesin

Ky trajnim ju pregatit që të bëheni trajnues të suksesshëm dhe të ofroni trajnimet tuaja që janë efektive dhe praktike. Trajnimi i cili zgjat 4 deri ne 5 dite pregatit trajnuesit që interesohen në rritjen e mëtejshme të aftësive të tyre dhe të cilët duan të prezantohen me metodikat të testuara dhe bashkëkohore si Accelerated Learning. Burimet që do ofrohen në klasë janë të plota, me ushtrime reale, detyra, vlerësime dhe tregues që pregatisin pjesëmarrësit në mënyrë të shpejte brenda një afati kohor të shkurtër. Për më tepër, ky trajnim ju lejon që të njiheni më mirë me trajnimet e tjera që ofron ITK dhe ti jepni ato në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Tregoni aftësitë tuaja në trajnim duke prezantuar një trajnim të shkurtër.
  • Përdorni pikat kyçe të Accelerated Learning dhe metoda mësim-dhënëse të duhura për të ofruar trajnime efektive.
  • Programoni strukturën e kursit bazuar në praktikat më të mira në sinkronizim me metodologjitë më në zë të mësim-dhënies.
  • Përdorni mënyra trajnime që marrin parasysh limitet njerëzore për të maksimizuar transferimin e informacionit.
  • Fitoni avantazhe në një sërë kanalesh komunikative duke përdorur çfarë keni përreth, gjuhën e trupit dhe gjestet, si dhe ndihmesa të tjera në trajmin.
Trajtimi i Ankesave te Klientit

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo Kush
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 4-5 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

end faq

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Trajnime Profesionale Profesionale Burime Njerezore