Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Shitje dhe Marketing

Në shoqërinë e sotme që një oranizatë të jetë e suksesshme duhet që stafi i saj në shitje dhe marketing të jenë vërtet të talentuar dhe të mirë trajnuar. Trajnime në fushën e marketingut dhe shitjeve ofrohen nga ITK në mënyrë të vazhdueshme për shumë organizata dhe përditësohet në mënyrë të vazhdueshme sipas specifikave të ndërmarrjeve dhe trendit të tregut. Trajnimet më të kërkuara të këtyre fushave shpjegohen më hollësisht më poshtë.

Kujdesi ndaj Klientit

Përsa i përket medotave mund të ketë me miliona, por parime disa. Ai që kupton parimet mundet lehtësisht të zgjedh metoda të suksesshme. Ndërsa ai që përdor metodat duke injoruar parimet me siguri shpejt do gjendet mes problemeve.

Ralph Waldo Emerson

Në këtë trajnim 2 ditor i cili përfshin disa skenare dhe shembuj ju do të njiheni me parimet shërbimit ndaj klientit. Sa herë që ju i shisni dikujt një produkt ose shërbim ju bëheni përfaqësues i shërbimit ndaj klientit dhe personi të cilit po i shisni tashmë është klienti juaj. Të dish se si të përballesh me klientin në situata të ndryshme, si ti përgjigjesh kërkesave apo shqetësimeve të tij apo thjesht ti ofrosh atij një eksperiencë të paharrueshme ndihmon kompaninë të krijojë avantazhe kundrejt konkurencës. Atësitë e duhura për një shërbim të mirë ndaj klientit mësohen dhe përmirësohen nëpërmjet praktikës dhe këmbnguljes tuaj.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Aplikoni dhe punoni në bazë të parimeve bazë të kujdesit ndaj klientit
  • Bëni pyetje efektive ndaj klientit dhe të merrni rezultate
  • Përdorni empatinë për të mbajtur marrëdhënie me klientin
  • Përgjigjeni profesionalisht ndaj kërkesave dhe pyetjeve të klientit dhe gjithashtu të mbani dhe raport të mirë me të
  • Përdorni dhe të ndërtoni profesionalisht fjalët dhe fjalitë e duhura kur komunikoni me klientin me anë të letrave ose email-it
  • Trajnoni bisedat telefonike me klientin në mënyrë profesionale
  • Lexoni dhe interpretoni gjuhën e trupit kur bashkëbisedoni me klinetin dhe ti përdorni ato për të rritur aftësitë tuaj të komunikimit
  • Qetësoni reagimet e pakëndshme të klientit dhe ti përgjigjeni profesionalisht problemeve që mund të shfaqen
Trajnime për kujdesin ndaj klientit

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo kush
  • Kushtet: Asnjë
  • Kohëzgjatja: 2 ditë.
  • Niveli: Fillestarë dhe Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Si të Shesësh

Trajnim 2 ditur mbi aftësitë në shitje, ky trajnim trajton bazat e shitjes dhe fitimin e klintëve besnik duke eksploruar medotat tradicionale dhe moderne bazuar në shembuj dhe ushtrime të ndryshme për kompani dhe produkte ose shërbime të ndryshme.

Që nga revulucioni industrial e deri më sot bota është zhvilluar tej mase dhe numri i produkte dhe shërbimeve që ofrohen në treg është shumë i madh dhe i ndryshëm. Ndaj duke qenë se numri i produkteve, shërbimeve, ideve dhe koncepteve është rritur tej mase është e nevojshme ti informojmë dhe ti bindim të tjerët për përftimet që ata mund të marrin nga produkti që shisni. Aftësia në shitje tashmë është e pandashme nga suksesi i një biznesi.

Ky trajnim përmban disa ushtrime, simulime dhe shembuj të ndryshëm bazuar objektivat e pjesmarrësve për ti ndihmuar dhe aftësuar ata në proçesin e shitjes të cilat ata do të mund ti aplikojnë menjëherë në jetën e tyre profesionale.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Përdorni dhe shisni në bazë të disa teknikave të strukturuara
  • Krijoni avantazhe duke përdorur teknika moderne të shitje duke bërë dallimin midis teknikave tradicionale dhe atyre moderne.
  • Fokusoheni në nevojat e klientit dhe të prezantoni denjësisht produktit me medotat më efiçente dhe të merrni maksimumin
  • Formoni fjalitë në mënyrë efiçente kur shisni dhe prezantoni një produkt, shërbim ose ide
  • Shisni me mënyra efektife të shitjes duke u fokusuar tek konsumatori
  • Lexoni dhe përdorni gjuhën e trupit në mënyrë efiçente për të rritur aftësitë tuaja të komunikimit
Trajnime mbi aftesine ne shitje

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim: Për të gjithë.
  • Kërkesa të veçanta: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Mesatar, Avancuar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Aftësi të Komunikimit me Telefon

Ky trajnim 2 ditor ka për qëllim të ju njoh dhe të ju ndihmojë ju të përmirësoheni në komunikimin me telefon. Ky trajnim është i përshtatshëm për punonjës të Call Center, Kujdesit ndaj Klientit dhe aty që përdorin rregullisht telefoni.

Në ditët e sotme komunikimi me anë të telfonit luan një rol të rëndësishëm në jetën personale dhe profesionale. Bisedat telefonike dhe sidomos proçeset e shitjes me anë të telefonit na e bëjnë punën më të vështirë duke qenë se mungon kontakti sy më sy dhe shprehitë e gjuhës së trupit të cilat do ta bënin komunikimin më efektiv. Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që të njihemi me aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të pasur një kontakt telefonik efektiv, të shmangim keqkuptimet dhe sfidat e panevojshme.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Kuptoni mentalitetin e telefonuesit dhe të adoptoni teknika efektive për të pasur një kuptim sa më të mirë që dhe telefonuesi të jetë suportiv dhe i sigurt.
  • Ruani kontrollin emocional gjate bizedave telefonike klient “problematik”
  • Bëni pyetjet e duhura drejt telefonuesit që të informacionin e duhur
  • Kryeni telefonata profesionale dhe të lini një impak pozitiv tek pala tjetër
  • Jepni informacion të qartë dhe efiçent duke rritur dhe mbajtur nën kontroll kuptueshmërinë e telefonuesit
  • Kontrolloni, adoptoni tonin dhe zërin tuaj dhe të zgjidhni fjalët me kujdes në mënyrë që të lini një përshtypje pozitive për veten dhe atë që ofroni
  • Përballeni me skenar dhe situata të ndryshme gjatë bisedave telefonike
  • Dëgjoni dhe të demostroni që ju e keni kuptuar telefonuesin dhe nevojat e tij
Aftesi te shitjeve ne telefon

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim:Për të gjithë
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Trajtimi i Ankesave

Ky trajnim i aftëson pjesmarrësit në trajtimin e ankesave të bëra nga klient, furnitorë ose koleg pune. Pjesmarrësit do të mund të mësojnë nëpërmjet shembujve të ndryshem se si ti trajtojnë situatat e ndryshme dhe të eksplorojnë medotat dhe teknikat që janë më të përshtatshme për situata të ndryshme dhe cilat nga këto teknika nuk janë efektive. Udhëzime mbi aftësitë e dëgjimit, të shprehurit, gjuhës ideale të trupit dhe subjekte të tjera të nevojshme që lidhen me ketë proçes të cilat do të ilustrohen me ushtrime dhe shembuj të ndryshëm në mënyrë që pjesmarrësit ti mësojnë dhe të mund ti përdorin menjëherë në realitetin e përditshëm.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Mbani qëndrim pozitiv ndaj ankesave dhe ti vlerësoni se si ato ndikojnë në organizatë
  • Përdorni teknika aktive të dëgjimit kur përballeni me ankesa, të krijoni dhe të lini përshtypje pozitive tek pala tjetër
  • Komunikoni me këmbngulje me klientin kur përballeni me situata që duhen trajtuar si Fito-Fito (win-win)
  • Përmirësoni efektivisht komunikimin tuaj me të tjerët me anë të gjuhës së trupit
Trajtimi i Ankesave te Klientit

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo Kush
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Marketing

Ky trajnim 3 ditorë mbulon të gjithë proçesin dhe metodat sistematike të marketingut. Në këto trajnime ceken tema të tilla si analiza të situatave, miksi i marketingut, segmentimi, ciklet e jetës së produktit, vendim-marrjes, sjelljes së konsumatorit, strategjia e çmimeve, promovimi, reklamimi, marka dhe shumë fusha të tjera. Gjatë trjanimit pjesmarrësve do të ju jepen edhe ushtrime dhe shembuj të ndryshëm gjithmonë bazuar në objektivat e tyre profesional.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Kuptoni metodikat historike si funksionon proçesi i marketingut në praktikë
  • Analizoni kompaninë tuaj në lidhje me konkurencën dhe të bëni progres duke ekzaminuar vendim-marrjen e konsumatorit
  • Segmentoni tregun, analizoni çdo segment dhe të përdorni mjetet e duhura të miksit të marketingut për secilin segment
  • Përdorni ciklin e jetës së produktit në funksion të strategjisë së marketingut
  • Vendosni çmimet e produkteve/shërbimeve duke përdorur disa metoda në përputhje me ofertën dhe kërkesën
  • Identifikoni kanalet e shpërndarjes dhe të përdorni disa mënyra shpërndarjeje për të arritur tek konsumatori përpara konkurencës suaj
  • Përdorni disa elemntë të promovimit që të krijoni dhe forconi markën tuaj
  • Ndiqni disa udhëzime të ndryshme të paracaktuara në marketing që të maksimizoni mundësinë për sukses.
Trajnime Profesionale ne Marketing

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo Kush
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

end faq

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Trajnime Profesionale Profesionale Shitje & Marketing