Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Trajnime të Zhvillimit Ndërpersonal

Aftësitë ndërpersonale janë ato aftësi të cilat ju lejojnë për të zhvilluar marrëdhënie efektive me të tjerët. Kjo mund të përfshijë marrëdhëniet shoqërore apo marrëdhënie pune me një person ose grup pune. Aftësitë ndërpersonale janë thelbësore për të pasur një mbarvajtje të punës dhe për të minimizuar rrisqet dhe rritur produktivitetin në punë. ITK ofron trajnime të zhvillimit ndërpersonal për kompanitë, OJF, Administratën publike dhe individë. Këto trajnime në mënyrë më specifike janë trajtuar më poshtë.

Manaxhim Konflikti

Trajnimi për Manaxhimin e Konflikteve është formuar mbi një bazë rigoroze në mënyrë që të ofrojë çelësin e zgjidhjes së konflikteve, zbulimin e shenjave që çojnë drejt përkeqësimit në një konflikt, të përgjigjurit ndaj këtyre shenjave me veprimet e duhura dhe përdorimin e teknikave efektive për të zgjidhur konflikte.

Ky trajnim fokusohet në aspektet pozitive dhe produktive të të kuptuarit të një situate konfliktuale dhe shpjegon se si ne mund të përfitojnë në situata të tilla, të cilat shpesh herë perceptohen si negative dhe shkatërruese.

Pjesmarrësit do të mund të:

  • Dalloni konflikte dhe përshkallëzimin e tyre në mënryrë që ti parandaloni efektivisht.
  • Zgjidhni një stil tuajin në zgjidhjen e konfliktiteve bazuar në nevojat personale.
  • Manaxhoni emocionet dhe të influenconi të tjerët kur ka situata konfliktuale.
  • Dalloni përqasje taktike të përdorura kur jemi në komunikim me të tjerë të cilat nxisin konfliktin dhe të merrni hapat e duhur të ti zhmangur ato.
  • Negocioni atë që doni dhe në përfundim të arrini raportin fitore/fitore.
  • Parandaloni konflikte shkatërrimtare në vendin e punës.
Trajnime te zhvillimit nderpersonal

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo kush
  • Kushtet: Asnjë
  • Kohëzgjatja: 2 ditë.
  • Niveli: Fillestarë dhe Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Aftësitë për Takim Biznesi

Në këtë trajnim pjesëmarrësit do preznatohen me aspektet kryesore në manaxhimin e klientëve në takime biznesi. Këto aspekte do përfshijnë si të vendoset raporti, protokolli i takimeve, negociimi, gjuha e trupit, gjestet, etj.

Shumë shembuj edukativ dhe interesant do përdoren me qëllim që të ndihmojnë pjesëmarrësit për të praktikuar teoritë e mësuara. Synimi ynë është që pjesëmarrësit të praktikojnë aftësitë e mësuara gjatë trajnimit ndërmjet ushtrimeve të kontrolluara dhe përkufizimit të roleve.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Ndërtoni marrëdhënie pune të shëndetshme me klientin.
  • Lexoni sjelljen e klientit dhe ta përdorni këtë në avantazhin tuaj.
  • Drejtoni ose merrni pjesë në takime efiçiente për të marrë rezultatin maksimal.
  • Keni pyetje specifike për të marrë më shumë informacion.
  • Negocioni në mënyrë efektive.
  • Merrni pjesë në shumë ushtrime edukative dhe argëtuese për të mësuar më shpejt.
Trajnime te zhvillimit nderpersonal

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim: Për të gjithë.
  • Kërkesa të veçanta: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Mesatar, Avancuar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Aftësi në Dëgjim

Ky trajnim ka për të qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit në artin e dëgjimit në situata profesionale dhe personale. Dëgjimi, si të tjera aftësi, mund të fitohet nëpërmjet trajnimeve, praktikës dhe përsëritjes. Ky trajnim është ndërtuar me baza ushtrimesh të shumta, me qenw se kjo është rruga më efektive për të mësuar. Ushtrimet do tregojnë qartësisht se çfarë nënkupton secila nga këshillat e dhëna.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Vlerësoni rëndësinë e dëgjimit kritik dhe mësoni aftësi të mira komunikimi
  • Përdorni teknika të dëgjimit aktiv dhe të lini përshtypje të shkëlqyera
  • Përmirësoni të kuptuarit gjatë dëgjimit të personaliteteve të ndryshme dhe të përmirësoni stilin e tuaj
  • Shmangni zakone jo të përshtashme gjatë bisedave që shkaktojnë keqkuptime dhe të përdorni teknika që i bëjnë të tjerët të ndihen të sigurt gjatë bashkëbisedimit
  • Të bëni pyetje efektive dhe ti inkurajoni të tjerët që të japin më shumë informacion të duhur
  • Shmangni përdorimin e fjalëve që shkaktojnë reagim emocional negativ gjatë një bashkëbisedimi
  • Përgjigjeni dhe ti kuptoni personat e vështirë dhe të përdorni strategji për klasifikim e tyre
Trajnime te zhvillimit nderpersonal

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim:Për të gjithë
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Influencimi dhe Bindja

Ky trajnim ka për qëllim të ju ndihmojë dhe të ju aftësojë se si të influenconi dhe ti bindni njerëzit për nje ide tuajën, produkt ose shërbim. Aftësia e influencimit dhe bindjes së të tjerëve është një aftësi thelbësore për njerëzit e suksesshëm.

Ky trajnim zgjat 2 ditë dhe mbulon disa fusha që kanë të bëjnë me aftësitë bindese duke përfshirë këtu; të kuptuarit e psikologjisë njerëzore, marrjen e vendimeve nga njerëzit, tregimin e historive të suksesit, rritjen e besimit, bindjes emocionale etj. Çdo teknikë është e ilustruar me shembujt përkatës dhe duke ju referuar pjesmarrësve shembujt mund të kenë subject të ndryshëm.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Njiheni dhe të mësoni se si ti përdorni disa strategji të aftësive bindëse dhe të influencimit të cilat ju ndihmojnë ju ti bindni dhe të influenconi tek zgjedhja e njerëzve
  • Paraqitni dhe tregoni histori dhe shembuj influencues dhe bindës në mënyrë që ta bindi audiencën për të përkrahur kauzën e tuaj.
  • Përdorni disa teknika psikologjike për të influencuar tek të tjerët
  • Përdorni bindje emocionale dhe teknika verbale për ti ndihmuar të tjerët ti shohin gjërat ndryshe, të inspirohen dhe të ndërrojnë opinion
  • Përdorni medota të ndryshme hap-pas-hapi gjatë përgatitjes së kauzave të ndryshme për të influencuar dhe bindur të tjerët
Trajnime te zhvillimit nderpersonal

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo Kush
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

end faq

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Trajnime Profesionale Profesionale Zhvillim Ndërpersonal