Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Trajnime të Zhvillimit Personal

Trajnime të zhvillimit personal janë ato trajnime që ju ndihmojnë jut ë njihni vetveten, të zhvilloni dhe ti nxirrni në pah aftësitë tuaja dhe të rrisni produktiviten tuaj në punë. Këto trajnime nuk janë të kufizuara nga ndonjë profesion, këto trajnime ofrohen nga ITK për ndërmarrje, OJF, administratën dhe individët pa bërë dallime të profesionit. Për më shumë informacion për secilin nga këto trajnime vazhdoni të navigoni më poshtë.

Aftësi Prezantimi

Që të bëni një prezantim goditës dhe impresionues do të ju duhet të zotëroni këto aftësi: të kuptoni psikologjiksh audiencën tuaj, Të krijoni një faktor "Uauu" duke përdorur teknologjitë e fundit, të njihni anën artistike të audiencës që tia përshtasni prezantimin vizual, bëni një prezantim konkret dhe tregojuni pjesmarrësve që "ju e dini se çfarë po thoni"

Ky trajnim i mbulon të gjitha këto fusha dhe të tjera më specifike duke përdorur një shumëllojshmëri ushtrimesh interaktive dhe praktike.

Pjesmarrësit do të mund të:

  • Identifikojnë parametrat thelbësor për të pasur një prezantim cilësor
  • Angazhojnë audiencën dhe marrin vëmëndjen e tyre totale.
  • Përgatisin historinë e tyre, ta kuptojnë se çfarë do të thonë dhe ta memorizojnë
  • Ndërtojnë slide ose shfaqje të tjera të mesazhit me impakt të lartë
  • Bëjnë një prezantim të besueshëm dhe të krijojnë një eksperiencë të paharrueshme për audiencën.
  • Kontrollojnë ambjentin dhe ta bëjnë atë sa më impakt
Trajnime te zhvillimit personal

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo kush
  • Kushtet: Asnjë
  • Kohëzgjatja: 3 ditë. Por për këtë trajnim ka aq shumë material dhe ushtrime që mund edhe të shtrihet në më shumë se 2 ditë.
  • Niveli: Fillestarë dhe Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Gjuha e Trupit

Fytyra është pasqyra e mendjes, dhe sytë pa folur rrëfejnë sekretet e zemrës

St. Jerome

Trajnimi është i strukturuar në mënyrë të tillë që ta bëjë sa më të lehtë për pjesëmarrësit të zgjedhin përmbajtjen në bazë të nevojave të tyre, duke u fokusuar në grupimet e shenjave formale dhe jo-formale. Në përgjithësi ky trajnim përfshin një përbledhje të gjesteve dhe sinjaleve të përdorura në jetën personale ose profesionale ndërkohë që jeni me të tjerë.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Përdorni principet në leximin e gjuhës së trupit.
  • Dalloni midis pozicionet e trupit që tregojnë që individi është i hapur apo kundërshtues dhe ti interpretoni këto saktë dhe sipas kontekstit.
  • Vëreni mungesën e konfidencës te të tjerët ndërmjet gjuhës së trupit dhe të përdorni këtë njohuri për të rritur pozicionin tuaj.
  • Lexoni të tjerët ndërmjet syve and të lini përshtypje te ta duke adoptuar shprehi specifike prapë ndërmjet syve.
  • Dalloni gjënjeshtrat dhe të lexoni vendim-marrjet ndërmjet gjesteve para se të artikulohen.
  • Vëreni gjeste që tregojnë rol fitimtari të përdorura për të të ulur statusin tuaj ose për tju bërë të mos ndiheni rehat dhe si të përgjigjeni sic duhet.
  • Lexoni dhe përgjigjeni një grupi njerëzish dhe të kuptoni mendimet e fshehura ndërmjet gjuhës së trupit dhe gjesteve të tyre.
Trajnime te zhvillimit personal
  • Përdorni gjuhën e trupit në mënyrë që të rrisni sukesshmërinë e të folurit në publik dhe të tregoni konfidencë.

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim:Për të gjithë.
  • Kërkesa të veçanta:Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 deri në 3 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Ky trajnim trajton të tre nivelet: Fillestar, Mesatar, Avancuar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Manaxhimi i Kohës

Ky është trajnim 2-ditor i cili ka në thelb të eksplorojë dhe të ju njoh me principet kryesore të manaxhimit të kohës. ITK përveç trajnimeve të vazhdueshme që bën për stafin e saj por edhe trajnime të tjera të bëra për administratën publike dhe kompani të ndryshme kanë treguar se Trajnimi mbi Manaxhimin e Kohës rrit ndjeshëm produktivitetin dhe efiçencën në vendin e punës.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Ri-vlerësoni dhe thjeshtoni qëllimet tuaj për të rritur produktivitetin
  • Fokusoheni në atë çka është më e rëndësishme dhe të përdorni teknika efektive për të rritur produktivitetin tuaj
  • Planifikoni në mënyrë efiçente qëllimet dhe misionin tuaj
  • Organizoni përditshmërinë tuaj në mënyrë efiçente dhe ta lironi veten nga detyra të parëndësishme
  • Delegoni detyrat në nivelin e duhur dhe të rrisni efiçencën
  • Manaxhoni dhe të përdorni në mënyrë efiçente E-mailin
  • Përdorni teknika hap-pas-hapi për të zevëndësuar veset e këqia me vese të mira dhe të rrisni produktivitetin
  • Njiheni dhe do të dini të përdorni teknikat (GTD). Të arrish ti bësh Gjërat!
Trajnime te zhvillimit personal

Struktura e Trajnimit:

  • Për kë është ky trajnim:Për të gjithë
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 deri në 3 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Proçesi i Marrjes së Vendimeve

Lider të suksesshëm kanë kurajo të veprojnë ndërkohë që të tjerët hezitojnë.

John C. Maxwell

Ne marrim vendime për ditë. Këto vendime vinë dhe merren për shumë aspekte të jetës sonë asaj personale dhe profesionale dhe disa prej tyre kanë një ndikim rrënjësor në rrugëtimin tonë. Gjithësesi, të marrësh vendime nuk është një hap dhe aq i lehtë, ndonjë herë ne vendosemi para disa alternativash dhe harxhojmë orë, ditë dhe muaj për të marrë një vendim.

Ky trajnim ka për qëllim të ju aftësojë në proçesin e marrjes së vendimeve dhe të ju shpjegojë hap pas hapi këtë proçes dhe teknikat e duhara të përgjithshme dhe ato specifike për raste specifike duke u shpjeguar edhe me shembuj real.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Përdorni proçese të marrjes së vendimeve në mënyrë efiçente dhe të merrni vendimin e duhur
  • Zgjidhni opsionin më të mirë bazuar në një numër kriteresh duke përdorur analizën e vlerës
  • Përdorni disa medota krahasimi për të identifikuar vendimin ideal
  • Merrni vendime duke përdorur pro dhe kundra të matshme për të vlerësuar impaktin e vendimit tuaj
  • Merrni vendime bazuar në analizën e problemit duke përdorur vlerën e përbashkët
  • Merrni vendime në grup duke përdorur fuqinë e të gjithve dhe të parandaloni individualizmin në proçesin e vendim marrjes
Trajnime te zhvillimit personal

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo Kush
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë.
  • Niveli i Trajnimit: Fillestar - Mesatar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

Shkrimi Teknik në Biznes

Ulu dhe shkruaj çfarë ke menduar dhe jo të mendosh se çfarë të shkruash.

William Cobbett

Gjatë këtij trajnimi tërësor ne do fokusohemi në të gjitha aspektet e shkrimit të letrave të biznesit, dokumentave, raporteve, etj. të cilat përdoren rregullisht në punë dhe në profesionet e ndryshme. Trajnimi përfshin proçesin e plotë të ciklit të shkrimit, që nga të kuptuarit e audiences, mbledhja e materialeve, planifikim dhe strukture, organizim, të shkruajturit pastër, stili i caktuar, prezantimi dhe strategjia e duhur për të krijuar tekste të bindshme dhe profesionale.

Në përfundim ju do të jeni të aftë të:

  • Bëni gati strategjinë e shkrimit të raporteve të bazuar në pika kyçe, të bazuar në audiencë dhe stili juaj i preferuar.
  • Tërhiqni lexuesin duke përdorur përqasje direkte ose indirekte dhe ti bindësh në argumentin tend.
  • Prezantoni raportin me stilin e duhur për të arritur impaktin maksimal pa e lodhur lexuesin.
  • Përdorni stil shkrimi të pastër dhe me impakt që ofron kuptim.
  • Shkruani tituj që e tërheqin lexuesin rreth përmbajtjes dhe i inkurajon ata të lexojnë më tej.
Trajnime te zhvillimit personal

Struktura e Trajnimit:

  • Audienca: Çdo Kush
  • Kërkesa të tjera: Asnjë
  • Zgjatja e Trajnimit: 2 ditë
  • Niveli i Trajnimit: Mesatar - Avancuar

Për më shumë informacion mbi dhe kërkesa specifike për këtë trajnim ose për shërbime të tjera që ofrohen nga Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës na KONTAKTONI

end faq

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Trajnime Profesionale Profesionale Zhvillim Personal