Jepni vlerësimin tuaj

Instituti i Trajnimeve dhe Karrieres

Kurse te gjuhes Italiane

Io Parlo Italiano - Trajnime specifike të Gjuhës Italiane

Gjuha Italiane është gjuha zyrtare e Italisë dhe San Marino. Ajo është gjithashtu një gjuhë bashkë-zyrtare e Zvicrës, dhe është e folur gjerësisht në Maltë, Kroaci dhe Slloveni. Gjithashtu italishtja kuptohet gjerësisht në disa pjesë të Afrikës për shkak të lidhjeve historike me kontinentin afrikan. Edhe pse numri i folësve të italishtes është dukshëm më i ulët se ai i disa gjuhëve të tjera evropiane, është e qartë një është gjuhë globale.

Pavarësisht që një pjesë e madhe Shqiptarëve e flasin gjuhën Italiane shpesh herë është e kërkueshme që ju të ndiqni trajnime specifike të kësaj gjuhe. Në ITK kemi përshtatur eksperiencën tonë dhe të stafit tonë për të plotësuar këto kërkesa specifike që janë më të nevojshmet sot në tregun e punë të cilat janë: Italisht e Përgjithshme, Italisht për Call-Center dhe Italisht përgatitore për provimin e CELI-t.

IE Përgjithshme

Trajnimi për Italishten e përgjithshme konsistojnë në mësimin e gjuhës Italiane sipas niveleve përkatëse nga A1 – C2 të përcaktuara nga CEFR. Kohëzgjatja e trajnimit të gjuhës Italiane të përgjithshme varet nga niveli që do të ndiqni dhe intensiviteti i trajnimit.

  • A1/A2 60 Seanca x60 minuta
  • B1/B2 60 Seanca x60 minuta
  • C1/C2 60 Seanca x60 minuta

IICELI

Trajnimi për përgatitjen e provimit të vetëm që ofrohet në Shqipëri CELI ofrohet për disa grupe në bazë të nivelit të provimit i cili mund të jetë: CELI 3, CELI 4 ose CELI 5 ku për secilin nivel të provimit ju duhet të keni një përgatitje të përcaktuar të gjuhës Italiane të përgjithshme.

  • Përgatitje - CELI3 30 Seanca
  • Përgatitje - CELI4 18 Seanca
  • Përgatitje - CELI5 30 Seanca

IIICall-Center

Nga eksperienca e ITK në trajnimet që ofron për kompani të ndryshme dhe kërkesat e tregut vjen në mënyrë ekspluzive trajnimi i Gjuhës Italiane për të gjithë ata persona që duan Italishten për tu punësuar në Call-Center. Kohëzgjatja e trajnimit varet nga niveli që keni për gjuhën Italiane por gjithashtu ky trajnim ju ofrohet edhe atyre personave që kanë ndjekur trajnimin e Italishtes së përgjithshme.

Për informacione më të detajuara për secilën nga kategoritë e trajnimit të Gjuhës Italiane mund të Kontaktoni me ITK

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Italisht