Jepni vlerësimin tuaj

iSpeak English: për Anglishten Britanike & Amerikane në 1 Paketë

Departamenti i Anglishtes - English Department brenda ITK-së ka ndërtuar një strukturë të bazuar në vite eksperiencë të stafit pedagogjik mbështetur në vizionin e ITK-së për Inovacion, Edukim & Vlerë.

Si rrjedhojë Departamenti i Anglishtes ofron paketën iSpeak English, e cila ka si qëllim formimin e gjithëanshëm të studentit të gjuhës Angleze, duke filluar nga standartet e CEFR (Common European Framework of Reference for Foreign Languages) dhe aftësitë e fituara për nivelet A1, A2, B1, B2, C1, C2, deri te standartet Çertifikuese të Institucioneve Ndërkombëtare si IELTS, TOEFL, TOEIC, PTE dhe Michigan.

Materialet e mesimit te gjuhes anglezeBazuar në eksperiencën e deritanishme të Departamentit dhe stafit të ITK-së, mund të themi me kënaqësi se kemi patur privilegjin të punojmë me studentë të të gjitha moshave dhe qëllimeve për mësimin e gjuhës Angleze. Grupet e fëmijëve na kanë dhuruar buzëqeshje pa fund me iniciativën dhe dëshirën për të përvetësuar Anglishten.

Eksperienca e pedagogëve tanë jashtë Shqipërisë, ka shërbyer si ura lidhëse për qëllimet e studentëve të interesuar në studime Universitare duke marrë këshilla profesionale dhe shembuj konkretë. Pedagogët tanë përdorin shumë mirë trekëndëshin e artë pedagogjik PRIND - STUDENT - MËSUES për të arritur nivele të larta. Ndërkohë nxënësit e shkollave nëntë-vjeçare dhe gjimnazit kanë kontribuar në perfeksionimin e pritshmërisë së medotave tona.

Për studentët universitarë dhe pasuniversitarë eksperienca jonë ka treguar që ndër ta kemi fituar disa nga aleatët tanë më serioz, disa prej të cilëve shkruajnë në hapësira Blogu të ofruara nga ITK dhe të tjerë studentë janë bërë partnerët tanë në shtetet ku studiojnë.

Nivelet për gjuhën angleze

Na Kontaktoni

  • Mobile: +355 (0) 69 61 62 321
  • Telefon: +355 (0) 44 53 61 34

Jemi Social

Jemi në Rrjetet Sociale. Na ndiqni dhe mbani kontakt të vazhdueshëm me ne për lajmërimet dhe ofertat tona më të fundit.
You are here: Fillmi Kurs Gjuhesh Anglisht